4.1 C
Zurich
Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Trump në Davos: Grenlanda rrezikohet nga Kina e Rusia

Duhet ti lexosh

Donald Trump thekson se vetëm Shtetet e Bashkuara kanë fuqinë që ta mbrojnë Groenlandën nga rreziqet si Kina dhe Rusia. Nga Forumi i Davosit, ku mbajti një fjalim, presidenti i SHBA tha se nuk do të përdorin forcë. Trump theksoi se Danimarka e ka treguar se nuk mund ta mbrojë ishullin kur ra nën pushtimin gjerman në Luftën e Dytë Botërore. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara, asokohe e mbrojti dhe se që prej atëherë do të duhej ta kishte marrë nën zotërimin e saj.

“Çdo vend duhet të mbrojë territorin e vet dhe asnjë vend nuk është në pozicionin për të siguruar Groenlandën siç e bën Amerika. Ne jemi një fuqi e madhe. Kemi treguar në luftë e dytë botërore kur Danimarka ra në ushtimin gjerman dhe nuk mund të mbronte dot as veten. SHBA të detyruara dërgoi forcat e saj në Groenlandë dhe fituam. Nuk patëm më shans që ta merrnim.”, tha Trump, duke shtuar se tanimë SHBA duhet ta marrë ishullin.

Sipas presidentit të SHBA, ishullin nuk e synojnë për metalet e rralla por për sigurinë në Hemisferën Veriore. Ai theksoi se atje do të ndërtojnë “Kupolën e artë” për sigurinë e vendeve, përfshirë Kanadanë. Ne nuk e duam Groenlandën për metale të rralla. Vetëm për Sigurinë Globale në Hemisferën Veriore, për sigurinë tonë, por edhe për sigurinë perëndimore në tërësi. Në vitin 2019, Danimarka kishte deklaruar se do të siguronte fonde të konsiderueshme për mbrojtje. Ka dhënë vetëm 1%. E tëra çfarë duam nga Danimarka, për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare dhe për të mbajtur larg armiqtë tanë potencialë shumë energjikë dhe të rrezikshëm, është kjo tokë në të cilën do të ndërtojmë kupolën më të madhe të artë të ndërtuar ndonjëherë”, tha presidenti i SHBA-së.

Ajo copëz akulli, theksoi Trump, është jetike për sigurinë botërore. Theksoi gjithashtu se nu do të përdorin forcë për ta marrë ishullin.

“Nuk do të arrijmë asgjë nëse nuk vendos të përdor forcë të tepërt, do të ishim të pandalshëm, por nuk do ta bëjmë këtë. Nuk kam pse të përdor forcë, nuk dua të përdor forcë, nuk do të përdor forcë. E tëra që SHBA-të po kërkojnë, thotë ai më pas, është “një vend i quajtur Groenlandë”, shtoi ai. /BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme