Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se shumë shpejt pritet marrëveshje me Iranin. Ai tha një dokumenti i marrëveshjes “është negociuar në masën me të madhe”, por mbetet ende për t’u finalizuar mes Shteteve të Bashkuara, Republikës Islamike të Iranit dhe vendeve të tjera të përfshira.
“Aspektet dhe detajet përfundimtare të marrëveshjes po diskutohen aktualisht dhe do të shpallen së shpejti”, shkroi Trump.
Ai shtoi se, “përveç shumë elementëve të tjerë të marrëveshjes, Ngushtica e Hormuzit do të hapet”.
Postimi vjen pasi Trump e përshkroi si “një telefonatë shumë të mirë” bisedën me liderët e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Pakistanit, Turqisë, Jordanisë dhe Bahreinit.
Trump bëri të ditur gjithashtu se zhvilloi një telefonatë të veçantë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, e cila sipas tij “shkoi shumë mirë”.
Ndërsa drafti më i fundit i marrëveshjes së paqes vijon të shqyrtohet, ambasadori i Iranit në Pakistan deklaroni se shpresonte në arritjen e paktit.
Në një postim në platformën X, Reza Amiri Moghadam shkruan: “Me optimizëm konservator, mund të shpresojmë se, nëse pala tjetër është mjaftueshëm e angazhuar, po merr formë një hap pozitiv.”
Ambasadori shton se shpreson që “përpjekjet e sinqerta të qeverisë dhe ushtrisë së nderuar pakistaneze […] të çojnë në paqe të qëndrueshme në rajon”, transmeton euronewsal.




