0.8 C
Zurich
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

TROJET në Përmbyllje të Vitit 2025: Mirënjohje dhe Urime për 2026

Duhet ti lexosh

Të dashur anëtarë, prindër, miq, artdashës, institucione shtetërore, media dhe sponsorë të

Ansamblit të Këngëve dhe Valleve „TROJET“,

Në përmbyllje të vitit 2025, ndalemi për një çast për të reflektuar mbi veprimtarinë dhe rrugëtimin tonë artistik gjatë këtij viti, si dhe për të shprehur një falënderim të sinqertë për secilin prej jush që ka qenë pjesë e kësaj pune dhe e këtij angazhimi kulturor.

Gjatë vitit 2025, çdo hap i hedhur, çdo skenë e ndarë dhe çdo program i realizuar është ndërtuar mbi punën e përbashkët, mbi besimin dhe mbi dashurinë për artin dhe kulturën tonë. Pa përkushtimin e anëtarëve tanë, pa mbështetjen e prindërve dhe pa bashkëpunimin me institucionet, aktivitetet dhe koncertet e këtij viti nuk do të kishin marrë formën dhe nivelin që arritën.

Falënderojmë institucionet vendase, si dhe institucionet shtetërore të akredituara këtu në Zvicër, për bashkëpunimin korrekt dhe përkrahjen e dhënë gjatë aktiviteteve kulturore të vitit 2025. Mirënjohje e veçantë për përfaqësitë diplomatike, ambasadat dhe konsullatat, për mbështetjen dhe angazhimin e tyre në promovimin e vlerave tona kombëtare dhe kulturore në diasporë gjatë këtij viti.

Një falënderim shumë i veçantë u dërgojmë bashkëveprimtarëve tanë artistikë, miqve dhe mikeshave të ansamblit, të cilët gjatë vitit 2025, me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, dhanë kontribut të çmuar në programet dhe koncertet tona.

Me mirënjohje përmendim:

Korin e Grave “Lyra”, Motrat Luljeta & Drita Fetahu, Xhemail Murtishi, Gentjana Tafili, Mentor Mushkolaj, Arbnor & Rrezart Kuqi, Bexhet Sallai, si dhe lahutistin e këngëve kreshnike Bacë Shaq.

Po ashtu, falënderojmë artistin e monologut dhe recitalit Shqipdon Lipaj.

Mirënjohje të thellë për kontributin tuaj vullnetar gjatë vitit 2025, pa pagesë, vetëm për t’i dhënë kuptim të plotë festave dhe aktiviteteve tona kombëtare dhe për të nderuar misionin kulturor që ndajmë së bashku.

Falënderojmë sinqerisht edhe mediat për mbështetjen dhe promovimin e vazhdueshëm të punës sonë kulturore gjatë këtij viti, në veçanti:

HelveticALforum, http://www.helveticalforum.ch

Albinfo.ch,

Bota Sot,

Gazeta Dielli,

dhe AlbRadio.

Mirënjohje të veçantë sponsorëve tanë për besimin dhe përkrahjen e dhënë gjatë vitit 2025:

Sponsor Kryesor: SPITEX WINTICARE GmbH

Sponsor: Sidora AG

Mbështetja juaj ka qenë një shtyllë e rëndësishme për realizimin e aktiviteteve të këtij viti.

Në fund, falënderimi më i përzemërt shkon për anëtarët tanë dhe për prindërit, që gjatë vitit 2025, me durim, sakrificë dhe dashuri, e mbajtën gjallë këtë mision kulturor dhe ia dhanë kuptim çdo përpjekjeje.

🎉 Me këtë rast, ju urojmë një Vit të Ri 2026 të mbarë, me shëndet, paqe dhe gëzim familjar. 🥂

Me respekt dhe mirënjohje,

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “TROJET”

#kultur#art#shqiptaretneperbote#trojetshqiptare#Trashëgimi#valle#Kulturë#tradit#folklor#traditashqiptare#miqësia#këngë#valle

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme