-5.1 C
Zurich
Sunday, November 23, 2025
spot_img
spot_img

Tri Festa, Një Zemër: SH.K.A Dardania bashkon shqiptarët në Winterthur

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI

Winterthur, 22 nëntor, 2025 — Qindra bashkatdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare u mblodhën mbrëmë në Winterthur për të kremtuar një mbrëmje të jashtëzakonshme festive, ku u bashkuan tri ngjarje historike: Ditën e Alfabetit të shqipes, 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe 31-vjetorin e SHKA “Dardania”.

Atmosfera ishte e mbushur me emocione, krenari dhe kulturë shqiptare. Salla e mbushur përplot e dëshmonte qartë se kjo mbrëmje ishte më shumë se një festë—ishte një takim shpirtëror i diasporës me rrënjët e saj.

Program dinjitoz, nivel i lartë artistik

Programi artistik, i përgatitur me përkushtim nga SHKA “Dardania”, u vlerësua si një ndër më të arrirët ndër vite—një nivel që do t’ia kishin zili edhe shoqëritë kulturore në Tiranë e Prishtinë. Vallja, kënga, dhe paraqitjet artistike të fëmijëve e të rinjve dëshmuan punën e madhe vullnetare që po bëhet për ruajtjen e gjuhës, traditës dhe identitetit shqiptar në mërgim.

Prindërit që dërgojnë fëmijët e tyre në SHKA “Dardania” meritojnë respekt të veçantë, ashtu si edhe të gjithë kontribuuesit e kësaj shoqërie kulturore që prej tri dekadash mban gjallë me dinjitet të plotë trashëgiminë tonë në Zvicër.

Shefqet Cakolli — emër që mbahet me nder

Promotori kryesor i këtij suksesi, z. Shefqet Cakolli, një figurë e njohur dhe e respektuar në mbarë komunitetin shqiptar të Zvicrës dhe më largë, së bashku i ndihmuar edhe nga familja e tij, dhuroi një program që u përjetua me entuziazëm, duartrokitje dhe emocione të forta. Kontributi i tij shumëvjeçar, i kushtuar gjuhës, këngës, valles dhe traditës shqiptare, e bën atë një ambasador të vërtetë të kulturës sonë në mërgatë.

Paraqitja e tij në skenë ishte e jashtëzakonshme, një rikthim që rrezatoi me performancën e tij shpirtërore. Pa koment ! Z. Cakolli ka bërë një punë të madhe ndër vite, dhe jo rastësisht kjo shoqëri njihet si shkolla e valles dhe këngës shqipe në Zvicër. Në sallë pati duartrokitje të pafundme. Shefqet Cakolli edhe një herë dëshmoi se nuk ka të ndalur, edhe pse vitet ecin.

Përveç vajzave dhe mbesave të tij, të cilat po shkëlqejnë në skenë, ai kishte pranë edhe bashkëshorten, e cila me shumë emocione e përcillte programin dhe nderonte mysafirët që vinin.

Salla ishte e rregulluar në mënyrë perfekte, ndërsa moderimi ishte brilant, i realizuar nga një studente nga Dardana, e cila kishte ardhur enkas për këtë koncert.

Fjalët e rastit dhe mysafirët e nderit

Të pranishmit patën mundësi të dëgjojnë fjalime rasti nga përfaqësues të shoqatave, veprimtarëve kulturorë dhe mysafirë të ftuar, të cilët vlerësuan punën e palodhshme të SHKA “Dardania” dhe rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar në diasporë. Në mesin e musafirëve të shumtë ishte edhe zv. konsullja e Kosovës në Cyrih, Ardita Mustafa, pastaj Prof. Dr. Xhavit Lipaj, Dr.sc.Dashnim Hebibi, Prof. Naser Ulaj, kryetar i LAPSH-it për Cyrih, afaristi e bamirësi nga Ilirida, Nadi Zendeli dhe shumë të tjerë.

Mbrëmje me shije shqiptare

Pjesë e festës ishte edhe një koktej i pasur me gatime tradicionale shqiptare, ku të pranishmit patën mundësinë edhe të bashkëbisedojnë e të sjellin më afër komunitetin.

Gjithçka ishte e organizuar në mënyrë perfekte—një mbrëmje që do të mbetet gjatë në kujtesën e pjesëmarrësve.

Së shpejti: reportazh i plotë në HelveticALForum.ch

Detaje të tjera rreth fjalimeve, atmosferës dhe momenteve më emocionuese të mbrëmjes do të publikohen në një reportazh të zgjeruar brenda ditës në HelveticALForum.ch.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit