
Nga Shefqet CAKOLLI, Winterthur
Ekipa e rinisë së Daradnisë gjatë fotot shotingut dhe gjirimeve në një kështjellë të vjetër! Shoqëria Kulturore-Artistike “Dardania” edhe një herë dëshmon se kultura nuk është vetëm trashëgimi, por një rrjedhë e gjallë që vazhdon të marrë frymë përmes brezave të rinj edhe këtu në mërgatë. Në një realizim të veçantë artistik, rinia e kësaj shoqërie ka zhvilluar një set fotografik dhe xhirimesh në natyrë, duke sjellë një ndërthurje të rrallë mes historisë, identitetit dhe estetikës moderne, natyrishtë krejt përmes veshjeve tona kombëtare që i posedon kjo qendër kulturore.

Andaj falë kritereve dhe rregullave të udhëheqjes artistike, që ka përcaktuar me vite, për vallet së bashku me veshjet, ato janë pikësynimi i kësaj qendre kulturore, dhe me këtë rastë ato u shpalosen falë rinisë së motivuar dhe udhëhequr edhe nga kryesia e saj, që dalë nga dalë ti prezentojë të gjitha veshjet që ka kjo shoqëri si pasuri kombëtare me vlera të theksuara, sepse ato janë përfëshirë thuaja se në të gjitha trojet dhe trevat tona të llojeve të ndryshme të veshjeve dhe valleve, tash e gati 32 vite të veprimëtarisë së saj.
Asgjë se pasqyron më mirë se këto iniciativa për ta shpalosur thesarin tonë kombëtarë me veshjet, me veglat dhe me artifaktet e traditace tona kombëtare, të të gjitha kohërave sidomos të rinisë sonë në mërgatë. Ekipa e veshjeve kombëtare, Çerçiz Topulli, në kalan e Gjirokastrës E vendosur përballë strukturave të vjetra prej guri, si kështjella dhe kalat e vjetra, që i ka gërryer edhe koha, e që ngjajnë si dëshmi të kohëve të lashta, rinia e Shoqërisë Kulturore – Artistike “Dardania” paraqitet si vazhdimësi e gjallë e historisë sonë.
Kostumet tradicionale, të punuara me mjeshtëri nga idetë e udhëheqjes artistike të
kësaj shoqërije, dhe të qëndisura shumicën nga dora e zonjës Selvete Kastrati dhe të Veshjeve të Bukura Kombëtare në Zatriq, të cilat janë të mbushura me simbole
etnografike, marrin një dimension të ri përmes prezencës së tyre në hapësira natyrore dhe monumentale.
Në pozicione me Çerçiz Topullin!
Trojet tona dhe Dukagjini nga kështjella! Në këto pamje, nuk kemi vetëm fotografi, por kemi edhe një rrëfim. Një rrëfim që flet për identitetin tonë kombëtar, për rrënjët dhe për një rini që nuk e harron prejardhjen, por e shëndërron atë në art bashkëkohor, me idet dhe iniciativën e kësaj rinije të mrekullueshme, lind e rritur në mërgatë. Veçanërisht bie në sy harmonia mes elementeve: guri i vjetër që simbolizon qëndrueshmërinë, natyra që përfaqëson jetën, përendimi i diellit me ngjyrat e tij që vizullojnë si zjarrë, dhe rinia që sjell energjinë e së ardhmes. Ky kombinim krijon një narrativë vizuale të fuqishme, e cila tejkalon kufijtë e një prezantimi të zakonshëm kulturor, me diemzionet e saja si vlerë kulturore.

Katër zona të veshjeve tona kombëtare shpalosur, përmes vajzave të SH.K.A “Dardania” në Winterthur!
Në kohën kur identitetet shpesh sfidohen nga globalizimi, iniciativa të tilla dëshmojnë se kultura shqiptare jo vetëm që ruhet, por edhe evoluon me dinjitet dhe kreativitet në diasporë, pa e shkëputur aspak jetën e përditëshme të kësaj rinije, e që gjenë kohë edhe për tregua identitetin e vet edhe përmes veshjeve, veglave dhe armëve të historisë sonë. Shoqëria Kulturore-Artistike “Dardania”, me qendër në Winterthur, vazhdon të jetë një platformë e rëndësishme për zhvillimin e talenteve të reja dhe për promovimin e trashëgimisë sonë kulturore në një kontekst modern dhe evropian, sepse aty mësohet, shkollohen, ruajnë trashigiminë kulturore dhe vazhdojnë jetën e tyre me një frymëzim të gjallë se janë vetja që nuk harrojnë prej nga kanë ardhur.




