3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

 “Topi i Artë”/ Berat Gjimshiti nga Tërnoci i Luginës së Preshevës zgjidhet nga futbollistët e Kombëtares si, “Lojtari i Vitit” 2024!

Duhet ti lexosh

Sonte është nata për sportistët nga Lugina e Preshevës. Para pak orëve, Atdhe Nuhiu nga Presheva emërohet ndihmës trajner në përfaqësuesen e kombëtares A në Kosovë. Ndërsa në një ceremoni madhështore të organizuar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit nga Federata e Futbollit, Berat Gjimshiti u nderua me çmimin prestigjioz “Lojtari i Vitit i Kombëtares”.

Çmimin e veçantë ia dorëzoi trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, Sevime Gjimshitit, nënës së Berat Gjimshitit, i cili për shkak të angazhimeve me klubin e tij, e kishte të pamundur të ishte i pranishëm.

Gjimshiti, që aktivizohet me Atalantën në Serie A dhe mban shiritin e kapitenit te Kombëtarja shqiptare, ka pasur një vit të jashtëzakonshëm. Ai udhëhoqi Atalantën drejt triumfit historik në UEFA Europa League dhe ishte një figurë kyçe në përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Përzgjedhja e tij si “Lojtari i Vitit i Kombëtares” u bë nga votat e lojtarëve të Kombëtares, njofton oranews. Berati siç dihet vjen nga fshati Tërnoc komuna e Bujanocit-Lugina e Preshevës.

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit