2.6 C
Zurich
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

“Tingujt e Shqipërisë” në Nju Jork jehonë fantastike në Kaufman Center

Duhet ti lexosh

Nga Beqir SINA, New York

Mbrëmë, në zemër të qytetit të Nju Jorku- Manhattanit, Qendra prestigjioze Kaufman Music Center u shndërrua në një arenë magjike ku tingujt e mrekullueshem muzikor të Shqipërisë, jehuan me një forcë të paparë. 

Këtë natë magjike në Nju Jork e solli mbrëm koncerti “Sound of Albania”, një produksion i “People Time Entertainment”, duke e bërë koncertin një natë të paharrueshme që bashkoi trashëgiminë muzikore shqiptare me ritmet dhe elegancën e Nju Jorkut.

“The highest goal of music is to connect one’s soul to their Divine Nature”, thoshte Pitagora – dhe pikërisht këtë qëllim të lartë arriti Maestro Edmond Xhani, drejtori muzikor i mbrëmjes. Ai bashkoi disa talente  shqiptare dhe amerikane për të ripërpunuar dhe interpretuar këngë tradicionale nga të gjitha trojet shqiptare, duke krijuar një dialog emocional mes dy kulturave.

Koncerti u organizua dhe menaxhua nga mjeshtri i fotografisë Ilir Rizaj, e Petrit Pula, ndërsa prezantimin duke “sinjalizuar” magjinë e këtij koncerti e bëri producentja Vlora Nikci, me plot elegancë dhe pasion. 

Salla Merkin Hall ishte plot me spektatorë (rreth 400 spektator): adhurues të muzikës, filantropë, artistë, këngëtarë, gazetarë, shkrimtar, aktivst, producentë dhe personalitete të larta të komunitetit. Ndër ta spikatën diplomatët shqiptar me familjet e tyre ambasadorja Suela Janina e Shqipërisë, dhe ambasadori Blerim Reka i Kosovës, që përfaqësonin krenarinë diplomatike të dy vendeve tona.

Programi muzikor, i pasur dhe i larmishëm, përfshinte motive tradicionale të riarranxuara nga vetë Maestro Xhani, si “Serenata Korçare”, “Motive nga Jugu i Shqipërisë”, “Motive nga Kosova”, “Mallengjimi”, “Teuta the Queen” dhe motive arbëreshe. Këto u ndërthurën me interpretime të fuqishme si “Humoreska” nga Cesk Zadeja“Flake e bore” nga Tish Daija

“Zare Etnomusical” , Edmond Xhani “Kenga e famshme “Doli goca n’pemxhere” po nga ai dhe ajo legjendë  “New York, New York” e John Kander, duke krijuar një urë magjike mes traditës dhe modernes.

Në skenë shkëlqyen artistë të jashtëzakonshëm: violinistja Margaret Radovani, Megan Gould, violistja Entela Barçi, çelistja Eleanor Norton, perkusionisti Shane Shanahan, flautistja Etnika Beqrama dhe klarinetisti Ylli Zhaveli.

Nji nga pikat më kulmore të këtij koncerti ishte pjesa që ngriti disa herë në këmbë spektatorët që shoqëruan me duartrokitjet ritmike e “muzikore” : “Famtazi per Çifteli e orkester” nga Edmond Xhani , pjesë kjo që u dallua per lidhjen muzikore midis instrumentit tradicional shqiptar Çiftelisë me nje formacion të tille klasik-modern. 

Gjithashtu,  duhet veçuar dhe pjesa muzikore: “Kur degjon zerin e Nenes” (perpunuar me mjeshteri te larte artistike nga Edmond Xhani), e cila ishte nje udhetim i mahnitshem muzikor ne te gjitha trevat mbarekombetare shqiptare,  duke zgjuar ndjenja te forta emocionale tek te gjithe spektatoret shqiptare e te huaj.

Pjesë e kësaj nate magjike në Nju Jork ,  u bë dhe muzikantja kineze, Wei Sun, për interpretimin e saj të bukur të “Baresha” që u gjallërua përmes melodisë së saj nëpërmjet instrumentit kinez “Guzheng”.

Kjo natë shpirti i muzikës shqipe u bë e mundur falë mbështetjes së filantropve, biznesmenve dhe aktivistve të komunitetit.

“Tingujt e Shqipërisë” në Nju Jork jehonë fantastike në Kaufman Center.

Kaufman Music Center, me misionin e saj për akses pa barriera në muzikë, ofroi mbrëm skenën perfekte për këtë celebrim të trashëgimisë sonë.

Ilir & Petrit organizatorët e këtij koncerti pas kësaj shfaqje  në faqen e tyre të interrnetit dhanë një messzh të veçant : 

“Siç thonë, duhet një fshat i tërë… faleminderit sponsorëve dhe partnerëve: Restoranti Çka ka Qëllu, Peter G Construction, AJ Video Productions, Albanian Culture TV, Dr. Shpresa Xhakli, Alex Selimaj, Fadil Berishën, dritën udhëheqëse të çdo eventi të mrekullueshëm kulturor në NY, për dashurinë dhe mbështetjen e tij të pakrahasueshme… dhe për shumë prej jush atje, ju e dini se kush jeni.”

Falnderime të veçanta për Eva Burnazi dhe Organizatën e Grave Shqiptaro-Amerikane, Motrat Qiriazi. Jemi krenarë të ndajmë me ju se një pjesë e të ardhurave do të mbështesë fondin e fëmijëve të tyre. Dhe faleminderit të gjithëve ju që erdhët për të marrë pjesë në këtë natë të veçantë, edhe në kushte të vështira atmosferike.

“Ishte një nder të bashkëpunoja me këta muzikantë të shquar: Edmond Xhani, drejtoreshën tonë muzikore, Margret Radovani, Megan Gould, Entela Barçi, Eleanor Norton, Etnika Beqrama, Ylli Zhaveli, Shane Shanahan dhe Wei Sun të pabesueshëm.”

Gëzuar festat për të gjithë…gëzuar. Ilir & Petrit

Siç thoshte Nietzsche, “Without music, life would be a mistake”. Mbrëmë, në Nju Jork, muzika shqiptare na kujtoi se sa e pasur dhe e gjallë është shpirti ynë kombëtar edhe mijëra kilometra larg atdheut . 

Ajo ishte me të vërtet një natë magjike , që bashkoi trashëgiminë muzikore shqiptare me ritmet dhe elegancën e Nju Jorkut. /BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme