POSTIMET E FUNDIT

Tifozët e Kosovës mbesin të bllokuar qe një orë në aeroportin e Bratisllavës

Tifozët e Kosovës janë vënë përpara një sfide të papritur në Bratisllavë. Shkaku i problemeve me sistemin, ata qe një kohë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e kryeqytetit sllovak.

Njëri prej tyre është edhe Luaras Meha, i cili e ka marrë rrugën drejt Sllovakisë për ta mbështetur Kombëtaren e Kosovës, e cila nesër mbrëma do të luajë me Sllovakinë në ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it të Botërorit 2026.

“Jemi në Bratisllavë, jemi bllokuar në aeroport qe 1 orë.

Po na thonë se sistemi nuk po ju bën”, deklaroi Meha.

Shumë tifozë kosovarë nga vise të ndryshme e kanë marrë rrugën drejt Bratisllavës ku Kosova do ta zhvillojë nesër mbrëma një ndeshje jetike, në ëndrrën e saj për t’u kualifikuar në Botërorin 2026./BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB