4.8 C
Zurich
Wednesday, December 10, 2025
spot_img
spot_img

Temperaturat globale po rriten me shpejtësi, viti 2025 drejt rekordit historik

Duhet ti lexosh

Viti 2025 po rezulton të jetë një nga vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, duke arritur nivele pothuajse të barabarta me vitin 2023.

Sipas të dhënave të reja të Copernicus (KO-PER—NI-KUS) temperaturat globale nga janari në nëntor janë 0.60°C më të larta se mesatarja e viteve 1991–2020, ose 1.48°C më të larta se periudha para-industriale (1850–1900).

Vetëm viti 2024 ka qenë më i ngrohtë, duke kaluar për herë të parë nivelin 1.5°C mbi temperaturat para-industriale.

Nëntori i vitit 2025 ishte nëntori i tretë më i ngrohtë në botë, për shkak të temperaturave shumë të larta në Kanadanë e Veriut dhe Arktik. Gjithashtu pati mot ekstrem, si ciklone tropikale në Azinë Juglindore, që sollën përmbytje të rënda dhe viktima.

“Nëntori 2025 ishte 1.54°C më i ngrohtë se periudha para-industriale”, thotë Samantha Burgess nga Copernicus.

Temperatura mesatare për vitet 2023–2025 ka shumë gjasa të kalojë 1.5°C për herë të parë.

Ajo thekson se këto shifra tregojnë se ndryshimet klimatike po përshpejtohen, dhe mënyra e vetme për të ndaluar rritjen e temperaturave është ulja e shpejtë e gazeve serrë, transmeton euronewsal.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme