7.8 C
Zurich
Saturday, February 21, 2026
spot_img
spot_img

POSTIMET E FUNDIT

Të dielën derbi i Londrës, Tottenhami synon fitoren, Arsenali titullin

Të dielën zhvillohet derbi i Londrës mes Tottenham dhe Arsenal, një përballje ku të dyja skuadrat kërkojnë vetëm fitoren. Arsenal synon të ruajë avantazhin ndaj Manchester Sitit, ndërsa Tottenham është i detyruar të fitojë për të shmangur rënien drejt zonës së ftohtë.

Topcinjtë, të vendosur në 16-in me 29 pikë, kanë një situatë kritike dhe nuk kanë tjetër opsion veç fitores. Arsenal, në krye të tabelës, vjen pas disa hapave falsë dhe kërkon rikthimin te tri pikët për të mbajtur ritmin në garën për titullin.

Ndeshja do të zhvillohet pasditen e së dielës në orën 17:30. Igor Tudor debuton si trajner i Tottenhamit, por ka mungesa të shumta në ekip, ndërsa Mikel Arteta përballet me dyshime për lojtarët kryesorë si Odegaard, Merino, Havertz dhe Trossard.

Në fazën e parë të sezonit, Arsenal kishte triumfuar bindshëm 4-1 në ndeshjen direkte, por derbi i Londrës gjithmonë mbetet i paparashikueshëm dhe garë e hapur për çdo rezultat, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB