6.6 C
Zurich
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

Taulant Balla takon presidenten bullgare në Mynih

Duhet ti lexosh

Kryetari i grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla zhvilloi një takim me presidenten e Bullgarisë, Iliana Iotova, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Përmes një postimi, Balla bëri të ditur se ky nuk është takimi i parë mes tyre, duke kujtuar bashkëpunimin edhe në detyra të mëparshme. Ai theksoi se marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Bullgarisë janë të shkëlqyera në të gjitha fushat.

Sipas Ballës, Shqipëria vlerëson veçanërisht mbështetjen e Sofjes si vend anëtar i Bashkimit Europian në rrugëtimin drejt anëtarësimit. Takimi në Mynih vjen në një kohë kur diplomacia shqiptare po forcon kontaktet me partnerët europianë për të çuar përpara procesin e integrimit, transmeton KJone.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme