3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Talenti shqiptar nga Velesi në futbollin suedez

Duhet ti lexosh

Po shtohen radhët e futbollistëve shqiptarë në ligat e futbollit suedez. Pas shumë futbollistëve shqiptarë që luajnë në Ligën e Parë dhe të Dytë suedeze, tani atyre u është shtuar edhe një talent i ri, një futbollist me perspektivë, shkruan Open-TV. Fjala është për Naim Sinani, i cili luan me IFK Värnamo U19. Familja e tij kishte emigruar nga Jabollçishti i Epërm I Velesit drejt Suedisë. Sinani e filloi karrierën në shkollën e futbollit të këtij klubi si shtatëvjeçar dhe kaloi nëpër të gjitha kategoritë e futbollit derisa pas disa  vjetëve pune intensive iu ra në sy ekspertëve suedeze  të futbollit, të cilët nuk ngurruan të thonë se Naimi  vërtet është një talent i rrallë i futbollit. Naim Sinani ka marrë ftesë edhe nga kombëtarja suedeze U19, ku mbase e karakterizoi cilësia, shpejtësia të cilën e ka si dhe gjuajtjet e tij janë tejet të sakta.

“Është ëndërr imja, edhe dëshirë e prindërve të mi, sidomos e babait Xhemalit tek i cili i mësova hapat e para në futboll, që të ngjitem majave të futbollit”, thotë Naimi, i cili e ka kuptuar se vetëm me punë dhe stërvitje intensive do të arrijë një karrierë të suksesshme, njofton opentv.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit