Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, Prodekani i Fakultetit Juridik në Pejë, Prof. Ass. Dr. Mensur Morina, zhvilloi takime të rëndësishme institucionale me qëllim forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Gjatë kësaj vizite, Prof. Morina u takua me Kryetarin e Komunës së Pendikut, z. Ahmet Cin, me të cilin u diskutuan dhe u dakorduan hapa konkretë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, veçanërisht në fushën e arsimit, shkëmbimeve akademike dhe projekteve të përbashkëta.
Po ashtu, Prodekani realizoi një takim shumë të rëndësishëm me Kryetarin e Organizatës ÖNDER, z. Abdullah Ceylan, si dhe me Nënkryetarin z. Okan Özer, të cilët e pritën me mikpritje dhe ngrohtësi të veçantë.
Organizata ÖNDER përfaqëson një vlerë të jashtëzakonshme për sistemin arsimor në Turqi, duke pasur në administrim mbi 4,500 shkolla dhe institucione arsimore, nga të cilat është formuar edhe kuadri institucional, përfshirë atë të Presidentit të Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan.
Vlera historike, arsimore dhe shoqërore e këtyre institucioneve është e madhe dhe përbën një model të rëndësishëm edukimi dhe formimi të brezave të rinj, si dhe të lidershipit shtetëror.
Këto takime konfirmojnë përkushtimin e Fakultetit Juridik në Pejë për ndërtimin e partneriteteve strategjike, avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe krijimin e mundësive të reja akademike për studentët dhe stafin akademik .
Fakulteti Juridik Vizion akademik, bashkëpunim ndërkombëtar dhe perspektivë e qëndrueshme, transmeton helveticALforum.ch. /UHZ
#FakultetiJuridikPej#BashkepunimNderkombetar#ViziteZyrtare#ArsimDheShkence#DiplomaciAkademike#Turqi#ShkembimeAkademike#PartneriteteStrategjike#UniversitetiHaxhiZeka#EArdhmeAkademike




