9.6 C
Zurich
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

Takim vëllazëror në Tetovë: Lazim Destani pret Presidentin Rexhep Meidani

Duhet ti lexosh

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Në zyrat e kompanisë së tij në Tetovë, filantropi i njohur Lazim Destani pati nderin dhe kënaqësinë të presë në një takim miqësor ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Rexhep Meidani, i shoqëruar nga i biri i tij, Denion Meidani, Ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë e vëllazërore, ku përmes bisedave miqësore u rikujtuan edhe takime të mëhershme mes tyre, duke sjellë çaste të veçanta respekti dhe miqësie të ndërsjellë. Z. Destani e vlerësoi lart figurën e Presidentit Meidani, duke theksuar rolin e tij të rëndësishëm në historinë moderne të kombit shqiptar.

Sipas Destanit, Presidenti Meidani është një nga ato figura kombëtare që kontributin e tij e ka shtrirë në mbarë hapësirën shqiptare. Përveç rolit të tij në forcimin e demokracisë dhe udhëheqjen shtetërore të Shqipërisë, ai ka dhënë një ndihmesë të pazëvendësueshme edhe në fushën e arsimit dhe shkencës.

Në mënyrë të veçantë u theksua kontributi i Prof. Dr. Rexhep Meidanit në ngritjen dhe konsolidimin e Universitetit të Tetovës, si dhe angazhimi i tij i hershëm në themelimin dhe zhvillimin e Universitetit të Prishtinës, institucione këto me rëndësi jetike për arsimin dhe identitetin kombëtar shqiptar.

Takimi në Tetovë u konsiderua nga të dy palët si një dëshmi e vazhdimësisë së lidhjeve intelektuale, kombëtare dhe njerëzore, si dhe një shembull i respektit të ndërsjellë ndërmjet figurave që kanë lënë gjurmë të thella në jetën shoqërore, arsimore dhe kombëtare shqiptare. / HelveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme