6.7 C
Zurich
E shtunë, 7 Shkurt, 2026
spot_img
spot_img

Takim tejet emocional në Konsullatën e Kosovës në Cyrih: Shefi i misionit konsullor priti Nënën Qamë

Duhet ti lexosh

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Se e shtuna dhe e diela janë ditë pune për shefin e misionit konsullor të Kosovës në Cyrih, kjo tashmë dihet, por ja që sot kishte edhe një takim shumë emocional, z. Vigan Berisha.

Siç mëson helveticALforum.ch, ja se si e përjetoi atë takim z. Berisha, një takim që la gjurmë të thella emocionale dhe që rikujtoi peshën e madhe të historisë sonë kombëtare.

- Reklama -

“Koftë mirë e veç marë e mirë shkoft ky ven”, ishin fjalët e para të Nanës Qamë sapo hyri në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, fjalë që mbartin urtësinë, dhimbjen dhe shpresën e një nëne shqiptare që ka dhënë gjithçka për lirinë e vendit.

Të dashur miq,
Sot kisha një nder të jashtëzakonshëm të pres një grua që për kombin tonë përfaqëson forcën, sakrificën dhe madhështinë më të pastër njerëzore – Nënën Qamë (Qamile Rexha – Zhitia), nënën e Heroit të Kombit, Afrim Zhitia.

Takime si kjo, janë kujtesë e gjallë se liria që e gëzojmë sot është e larë me gjak, dhimbje dhe sakrifica të mëdha. Na rikujtojnë se pas çdo heroi qëndron një nanë e fortë, një zemër e thyer, por krenare, një grua që ka ditur ta japë gjithçka, madje edhe më të shtrenjtin e saj për atdheun.

- Advertisement -

Nënat shqiptare kurrë nuk janë trembur. Ato nuk kanë kursyer asgjë nga vetja, sepse kur ka qenë në pyetje liria, dinjiteti dhe kombi, kanë ditur të qëndrojnë të palëkundura, me kokën lart. Ato janë shtylla morale e historisë sonë, forca e heshtur që ka mbajtur gjallë idealin e lirisë brez pas brezi.

Afrim Zhitia mbetet përjetësisht simbol i atdhedashurisë, i guximit dhe i sakrificës sublime, një frymëzim i pashuar për breza të tërë. Ndërsa Nëna Qamile qëndron sot ashtu siç kanë qëndruar gjithmonë nënat e dëshmorëve, krenare, e fortë dhe fisnike, duke dëshmuar se dhimbja mund të shndërrohet në dinjitet dhe krenari kombëtare.

Faleminderit, Nëna Qamë!
Republika jonë do t’ju jetë gjithmonë mirënjohëse!

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme