3.1 C
Zurich
Tuesday, December 2, 2025
spot_img
spot_img

Takim pune në Tetovë: Lazim Destani dhe autoritetet e futbollit diskutojnë zhvillimin e stadiumit

Duhet ti lexosh

Dje, në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, patëm nderin e kënaqësinë t’i presim në një takim pune Nënpresidentin e UEFA-s njëkohësisht dhe President i Federatës Shqiptare të Futbollit – Armand Duka, Kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut – Masar Omeragiq, dhe Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës – Agim Ademi.

Takimin e nisëm me një vizitë në Komunën e Tetovës ku temë kryesore ishte zhvillimi i punimeve për ndërtimin e stadiumit të qytetit. Pastaj, ashtu siç ishim së bashku, u nisëm drejt stadiumit të qytetit ku nga afër u njoftuam mbi ecurinë e punimeve. Në saje të bashkëpunimit të mirëfilltë që grupacioni Ecolog ka me Komunën këtu pamë se punimet po zhvillohen sipas standardeve dhe dinamikës së paraparë për këtë projekt.

Përmes një darke solemne këtë takim e përmbyllëm në ambientet e kompanisë sonë Ecolog. Me autoritetet e nderuara të futbollit zhvilluam biseda miqësore e konstruktive ku ndër të tjera e potencova rëndësinë e promovimit të standardeve dhe frymës europiane të futbollit këtu në rajonin tonë.

Nga ky takim mbeta i kënaqur për gatishmërinë që ata shprehën për ta mbështetur projektin tonë infrastrukturor sipas kompetencave të FFM dhe UEFA-s, si dhe për zbatimin e standardeve Fair Play si parime bazë të UEFA-s, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme