Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, prof. dr. Armand Krasniqi, së bashku me prorektorët prof. asoc. Alma Shehu Lokaj dhe prof. asoc. dr. Vjosa Hajdari, vizituan sot kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, prof. dr. Justina Pula.
Vizita u zhvillua me rastin e marrjes së detyrës së re nga profesoresha Pula dhe shërbeu si një moment urimi dhe komunikimi institucional. Takimi u karakterizua nga një bisedë e hapur dhe e qetë, në një atmosferë miqësore dhe respektuese.
Gjatë vizitës u shkëmbyen mendime dhe ideve mbi çështje të përgjithshme me interes akademik dhe shoqëror, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe mirëkuptimit ndërmjet institucioneve të dijes në vend, njofton UHZ, transmeton helveticALforum.ch




