8.3 C
Zurich
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

Takim në Gjenevë: Bashkëpunim për Promovimin e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës

Duhet ti lexosh

Siç njofton helveticALforum.ch, udhëheqësja e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, znj. Floreta Kabashi, priti në takim arkeologen nga Kosova, znj. Kaltrina Igrishta, studente e doktoraturës dhe asistente në Universitetin e Gjenevës.

E specializuar në parahistorinë e vonshme të Evropës, me fokus në metalurgjinë e arit, argjendit dhe bakrit, znj. Igrishta ndau nga eksperienca e saj akademike dhe kërkimore, përfshirë publikimin e “Katalogut Arkeologjik të Mitrovicës”, një projekt i realizuar së bashku me dy studentë të tjerë. Ky katalog dokumenton gjetjet arkeologjike të rëndësishme nga rajoni i Mitrovicës, duke ofruar një pasqyrë të çmuar të historisë dhe trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Gjatë takimit, u diskutua gjithashtu për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike të Kosovës. U theksua rëndësia e avancimit të kërkimit shkencor dhe shfaqjes së pasurive arkeologjike të Kosovës në skenën ndërkombëtare përmes bashkëpunimit me institucione akademike dhe kërkimore, si dhe mundësitë e ngritjes së projekteve të përbashkëta për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

- Advertisement -

Në fund të takimit, znj. Kabashi shprehu mirënjohjen për punën e shkëlqyer të znj. Igrishta dhe i uroi shumë suksese në rrugëtimin e saj profesional dhe kërkimor. Ajo theksoi se angazhimi i rinisë në fushat e shkencës dhe kulturës është kyç për zhvillimin dhe promovimin e trashëgimisë sonë kombëtare. Ky takim theksoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndërkombëtare dhe promovimin e pasurive arkeologjike të Kosovës në botën akademike dhe kërkimore, duke kontribuar kështu në ruajtjen dhe njohjen e historisë së pasur të Kosovës, transmeton helveticALforum.ch

- Advertisement -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme