3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Takim mes Universitetit të Evropës Juglindore dhe Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Duhet ti lexosh

Mundësia e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, ishte tema kryesore e takimit që Rektorit i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti e realizoi të martën (17 dhjetor 2024), me një delegacion të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, të udhëhequr nga Zëvendësrektori për Kërkimin Shkencor, Prof. Dr. Skënder Topi.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e shkëmbimit të përvojave akademike ndërmjet dy institucioneve, si dhe krijimi i programeve të përbashkëta për studime dhe kërkim.

Në takim ishin të pranishëm edhe Eljan Hoxha,administrator dhe Artan Teri, nga Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin e Elbasanit,si dhe Bujar Sinani, udhëheqës i Zyrës ndërkombëtare të UEJL-së.

Ky takim u përmbyll me një zotim për të vazhduar dialogun dhe bashkëpunimin konkret, në funksion të ngritjes së cilësisë akademike dhe afrimit të institucioneve arsimore në rajon.

Linku i lajmit: https://www.seeu.edu.mk/sq/information/news-events?id=2831

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit