BallinaDiasporaTakim i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit në mes të KMSHZ-së dhe...

Takim i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit në mes të KMSHZ-së dhe Ambasadës së Kosovës

-

Me 17 shtator 2026, në Bernë, Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, Fehim ef. Abazi, i shoqëruar nga nënkryetari dr. Mixhit ef. Osmani, u pritën në një takim të përzemërt nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, z. Mentor Latifi, dhe diplomatin dr. Gjenis Haxhimehmeti.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur, miqësore dhe vëllazërore, ku u shkëmbyen mendime, ide dhe propozime të rëndësishme lidhur me bashkëpunimin dhe angazhimet e përbashkëta në të ardhmen.

Në fokus të bisedës ishte thellimi dhe rritja e mëtejshme e bashkëpunimit ndërmjet Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë, me synimin që së bashku të kontribuojmë edhe më shumë për të mirën e komunitetit tonë shqiptar në Zvicër.

Kryetari Fehim ef. Abazi shprehu gatishmërinë e plotë që, ashtu si edhe në të kaluarën, Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadën e Republikës së Kosovës dhe me çdo institucion apo organ tjetër që punon për të mirën e komunitetit tonë në Zvicër. Ai theksoi se, edhe në të tashmen dhe në të ardhmen, do të jetë plotësisht në dispozicion për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, forcimin e komunikimit dhe realizimin e nismave të përbashkëta në interes të komunitetit.

Gjatë këtij takimi të parë në Ambasadë pas marrjes së detyrës, përfaqësuesit e kryesisë së re prezantuan gjithashtu qëllimet dhe prioritetet e tyre për mandatin e ri. U theksua se një nga qëllimet kryesore është forcimi edhe më i madh i komunitetit tonë nga brenda, duke punuar për unitet, bashkëpunim, organizim dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet anëtarëve të komunitetit.

Qëllim tjetër i rëndësishëm është ngritja dhe forcimi i bashkëpunimit me institucionet komunale, kantonale dhe federale zvicerane, si dhe me organizatat relevante, në mënyrë që Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër të japë një kontribut sa më të madh në jetën shoqërore, kulturore, fetare dhe kombëtare të shqiptarëve në Zvicër.

U theksua rëndësia e rolit që ka Komuniteti Musliman Shqiptar në jetën e komunitetit shqiptar në Zvicër, si dhe nevoja për të forcuar komunikimin, bashkëpunimin dhe koordinimin në çështje me interes të përbashkët.

Falënderojmë Ambasadorin z. Mentor Latifi dhe dr. Gjenis Haxhimehmetin për mikpritjen, gatishmërinë dhe atmosferën e ngrohtë e miqësore të këtij takimi.

Me respekt,

Kryesia e KMSHZ-së

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

AKTGJYKIMI QË MOHOI JURISPRUDENCËN NDËRKOMBËTARE

0
Nga Bardhyl Mahmuti VENDIMI I 16 SHTATORIT-THIKË PAS SHPINE PAVARËSISË SË KOSOVËS Reagimet e shumta në të katër anët e botës ndaj vendimit të 16 shtatorit,...