2.9 C
Zurich
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Takim i rëndësishëm diplomatik në Selinë e Shenjtë: Portugalia përkrah fuqishëm Kosovën

Duhet ti lexosh

Përgatiti D.H

Siç mëson helveticALforum.ch, Prof. Dr. Vehbi Miftari, Shef i Misionit të Republikës së Kosovës pranë Selisë së Shenjtë, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm diplomatik me ambasadoren e Portugalisë në Selinë e Shenjtë, Maria Amélia Maio de Paiva.

Në qendër të këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit ndërshtetëror ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë, si dhe koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta diplomatike pranë Selisë së Shenjtë. Diskutimet përfshinë gjithashtu shkëmbimet kulturore dhe ekonomike, si dimensione të rëndësishme të marrëdhënieve dypalëshe.

- Reklama -

Duke folur për këtë takim, Prof. Dr. Vehbi Miftari theksoi mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të Portugalisë ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një nga përkrahëset e hershme të shtetësisë së Kosovës dhe të synimeve të saj për integrim euroatlantik.

“Portugalia, mbështetëse e hershme e Kosovës dhe përkrahëse e synimeve të saj për integrim euroatlantik, është po kështu përkrahëse e pakursyer në rrugëtimin e Kosovës në Selinë e Shenjtë. Ishte kënaqësi të diskutoja me ambasadoren Maria Amélia Maio de Paiva mbi bashkëpunimin ndërshtetëror, shkëmbimet kulturore e ekonomike dhe thellimin e bashkërendimin e aktiviteteve të misioneve tona në Selinë e Shenjtë”, u shpreh Miftari.

Ky takim vlerësohet si një hap i rëndësishëm në forcimin e pranisë diplomatike të Kosovës dhe në konsolidimin e marrëdhënieve me shtetet mike, në një nga qendrat më të rëndësishme morale dhe diplomatike në botë, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme