POSTIMET E FUNDIT

Takim i rëndësishëm diplomatik në Cyrih – forcim i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Republikës Dominikane

Përgatiti Dashnim Hebibi

Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, sot është mirëpritur nga Konsulli i Republikës Dominikane në Cyrih, në një takim që shënon një moment të rëndësishëm të bashkëpunimit diplomatik dhe institucional ndërmjet dy misioneve konsullore.

Sipas njoftimit të dhënë për HelveticALForum, z. Berisha e ka përshkruar këtë takim me fjalë mirënjohjeje dhe vlerësimi, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi të ndërsjellë.

“Kishim nderin të priteshim në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës Dominikane në Cyrih, me rastin e përurimit të objektit të ri të këtij misioni konsullor. Me këtë rast, zhvilluam edhe një takim të frytshëm me Konsullin e Përgjithshëm, z. José Luis Diaz, gjatë të cilit diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet misioneve tona,” ka deklaruar z. Berisha.

Gjatë këtij takimi, palët kanë diskutuar gjithashtu mbi mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit institucional, si dhe për thellimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet përfaqësive konsullore në Zvicër. Një tjetër pikë e rëndësishme e bisedës ka qenë njohja më e afërt me shërbimet konsullore që ofron Konsullata e Republikës Dominikane, si dhe me aktivitetet e ndryshme që ky mision organizon për komunitetin e këtij vendi që jeton në Zvicër.

Takimi është vlerësuar si shumë i frytshëm nga të dyja palët, duke hapur rrugë për bashkëpunim të mëtejmë në të ardhmen dhe për forcimin e lidhjeve diplomatike në nivel lokal.

Në përmbyllje të takimit, z. Vigan Berisha ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë nga ana e Konsullatës së Republikës Dominikane në Cyrih, duke e konsideruar këtë takim si një hap pozitiv drejt ndërtimit të marrëdhënieve më të afërta ndërinstitucionale, njofton helveticALForum.ch.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB