0.9 C
Zurich
Sunday, November 23, 2025
spot_img
spot_img

“Ta Ruajmë Gjuhën, Ta Forcojmë Identitetin” – Mesazhi i Ambasadorit Demiri për 22 Nëntorin

Duhet ti lexosh

Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bernë, Shkëlqesia e Tij Rexhep Demiri, uron Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Konfederatën Helvetike, Shkëlqesia e Tij Rexhep Demiri – i njohur për përkushtimin e lartë në misionin e tij diplomatik – ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë bashkatdhetarët në Zvicër dhe shqiptarët kudo në botë.

Në urimin e tij, Ambasadori Demiri thekson rëndësinë historike dhe kulturore të kësaj date, e cila shënon unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe dhe vendosjen e bazës së saj të përbashkët.

“Urime 22 Nëntori – Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Kjo ditë përkujton një nga arritjet më të rëndësishme kulturore e kombëtare, e cila i dha gjuhës sonë një bazë të përbashkët dhe i hapi rrugë zhvillimit arsimor, shkencor dhe shoqëror. Uroj që kjo festë të na shërbejë si kujtesë për rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të gjuhës shqipe kudo ku ajo flitet,”
u shpreh Ambasadori.

22 Nëntori mbetet një ndër datat më domethënëse të historisë sonë, që jo vetëm simbolizon unitetin kulturor të shqiptarëve, por edhe përpjekjet e vazhdueshme për ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar.

Mesazhi i Ambasadorit Demiri u mirëprit nga komuniteti shqiptar në Zvicër, të cilët janë të njohur për rolin e tyre aktiv në ruajtjen e traditave dhe gjuhës shqipe në diasporë, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit