10.6 C
Zurich
Tuesday, February 24, 2026
spot_img
spot_img

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho tur në Europë, zbulohen takimet e para të trajnerit të kombëtares

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, së bashku me stafin e tij teknik, kanë vazhduar me intensitet për ndeshjen e fazës “play-off” të Botërorit 2026 kundër Polonisë.

Stafi teknik ka ndjekur nga afër disa ndeshje të Superiores, si Dinamo– Vllaznia dhe Egnatia – Dinamo, për të vëzhguar mbrojtësin Aliji dhe portieri Dajsinani.

Gjithashtu Silvinjo ka qenë i pranishëm edhe në disa takime në arenën europiane. Në Portugali, ata ndoqën sfidën e Europa League, Porto – Rangers, për të vlerësuar nga afër paraqitjen e mesfushorit Nedim Bajrami.

Ndërkohë, në Itali, ishte i pranishëm në ndeshjen Lazio -Atalanta, ku aktivizohen dy nga titullarët e Kombëtares, Berat Gjimshiti dhe Elseid Hysaj.

Gjatë qëndrimit në Itali, trajneri zhvilloi edhe një takim me kapitenin Berat Gjimshiti, ndërsa në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit priti në një vizitë Elseid Hysaj.

Në javët në vijim, stafi teknik ka programuar të ndjekë nga afër edhe disa lojtarë të tjerë, në mënyrë që të vlerësohet në detaje gjendja fizike dhe forma e secilit përpara sfidës së rëndësishme të “Play-Off”-it, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB