Trajneri Sylvinho së bashku me zëvendëstrajnerët Pablo Zabaleta dhe Dorival, kanë rinovuar kontratat me Shqipërinë deri në korrik të vitit 2026, ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit.
“Trajneri Silvinjo, zëvendëstrajnerët Zabaleta dhe Dorival kanë rinovuar kontratat me Federatën e Futbollit deri në korrik 2026 me synim objektivin madhor kualifikimin për herë të parë në histori të Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës. Vendimi për rinovimin e kontratës reflekton besimin e plotë të FSHF-së në stafin aktual, filozofinë e punës së ndërtuar ndër vite dhe angazhimin për stabilitet, vazhdimësi dhe ambicie të larta”, ka shkruar FSHF.
Aktualisht, Kombëtarja shqiptare ndodhet në fazën “play-off” të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku në fund të muajit mars do të përballet me Poloninë, transmeton rtk.




