5.9 C
Zurich
Monday, January 26, 2026
spot_img
spot_img

SVP kërkon ashpërsim të rregullave në shkollat zvicerane

Duhet ti lexosh

Partia Popullore Zvicerane (SVP) ka ngritur alarmin për gjendjen e arsimit në Zvicër, duke deklaruar se shkollat ndodhen “në prag të kolapsit”. Në kuvendin e delegatëve të mbajtur të shtunën në Näfels, partia e djathtë e vuri arsimin në qendër të debatit dhe paraqiti një sërë kërkesash për reforma të thella.

Sipas SVP-së, “imigracioni i pakontrolluar” ka bërë që gjithnjë e më shumë fëmijë të hyjnë në shkollë pa njohuri të mjaftueshme të një prej gjuhëve kombëtare, duke vështirësuar punën e mësuesve dhe duke ulur nivelin arsimor. Partia flet gjithashtu për rritje të dhunës në shkolla dhe për mungesë disipline, pasi – sipas saj – institucionet arsimore hezitojnë të zbatojnë masa ndëshkuese, transmeton 20min.ch, përcjell helveticALforum.ch

Kritika ndaj reformave arsimore

SVP kritikon ashpër edhe reformat ekzistuese në arsim. Plani mësimor “Lehrplan 21” përshkruhet si një “përbindësh burokratik”, ndërsa mësimi integrues konsiderohet si “një dështim katastrofik”. Po ashtu, mësimi i hershëm i një gjuhe të dytë të huaj cilësohet si “katastrofë arsimore”, pasi – sipas partisë – dëmton zotërimin e gjuhës kryesore të mësimdhënies, transmeton 20min.ch. Në dokumentin e pozicionimit me titull “Rrugëdalje nga kriza e shkollës fillore”, të miratuar nga delegatët, SVP paraqet propozime konkrete. Një prej tyre është vendosja e një testi të detyrueshëm gjuhësor para fillimit të shkollës fillore. Fëmijët që nuk e kalojnë testin do të duhet të ndjekin një vit shtesë në klasa përgatitore.

Sanksione për prindërit dhe kufizime në klasa

Familjet që, sipas SVP-së, nuk angazhohen mjaftueshëm për mësimin e gjuhës nga ana e fëmijëve të tyre, duhet të përballen me sanksione, deri edhe me heqjen e lejes së qëndrimit. Për më tepër, partia kërkon vendosjen e një kufiri maksimal për numrin e fëmijëve të huaj në një klasë, duke përmendur si orientim një prag prej 30 për qind.

SVP thekson se parimi i performancës duhet të vlejë për të gjithë nxënësit, pavarësisht prejardhjes. Kjo nënkupton rikthimin e notave që nga klasa e dytë në të gjitha kantonet, si dhe futjen e testeve të standardizuara dhe provimeve krahasuese për të krijuar “kritere objektive”.

Rikthim te metodat tradicionale dhe masa disiplinore

Sipas propozimeve të partisë, diktatet, llogaritja mendore dhe mësimi përmendësh i poezive, këngëve dhe teksteve të rëndësishme duhet të marrin sërish një rol qendror në shkollë. Po ashtu, masa disiplinore si qëndrimi pas mësimit apo nxjerrja e nxënësve jashtë klase duhet të rikthehen në praktikë, transmeton 20min.ch, përcjell helveticALforum.ch. Në fund, SVP shprehet se “ideologjitë ekstremiste rreth temave LGBTQ+” nuk kanë vend në shkollën fillore dhe se edukimi seksual duhet të mbetet kryesisht përgjegjësi e prindërve, transmeton 20min, përcjell helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme