POSTIMET E FUNDIT

Sulmet nga Izraeli, Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve në Iran: Tregoni vigjilencë të shtuar

Ministria e Jashtme i ka bërë thirrje shqiptarëve në Iran që të tregojnë vigjilencë të shtuar, pas sulmeve nga Izraeli. Në një reagim mbi situatën, Ministria e Jashtme thekson se po ndjek me vëmendje situatën dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike në rajon.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje situatën e fundit në Lindjen e Mesme dhe është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike në rajon. MEPJ këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Republikën Islamike të Iranit të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar”, thuhet në njoftim.

Për çdo emergjencë apo nevojë, qytetarët shqiptarë që gjenden në Iran mund të kontaktojnë me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore në këto vende:

Ambasada Shqiptare në Katar

Email: embassy.doha@mfa.gov.al

Tel: +974 77180778

Ambasada Shqiptare në Kuvajt

E-mail: embassy.kuëait@mfa.gov.al

Tel: +965 94048219

Ambasada Shqiptare në Arabi Saudite

Email: embassy.riyadh@mfa.gov.al

Tel: +966501422449

Ambasada Shqiptare në Emiratet e Bashkuara Arabe

Email: embassy.UAE@mfa.gov.al

Tel: +971 50 980 7881

Ambasada Shqiptare në Turqi

Email: embassy.ankara@mfa.gov.al

Tel: +90 (549) 561 19 85

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB