1.9 C
Zurich
Tuesday, December 2, 2025
spot_img
spot_img

Studimi i ri: Aktiviteti fizik pas moshës 45 vjeç ul deri në 45% rrezikun e demencës

Duhet ti lexosh

Një studim i ri i publikuar në revistën shkencore mjekësore “JAMA Network Open” ka nxjerrë në pah se moshat e mesme dhe të vona janë periudhat më kritike kur aktiviteti fizik ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e trurit. Sipas autorëve, personat që ushtrohen rregullisht në moshën 45 deri në 64 vjeç kanë një rrezik 41% më të ulët për të zhvilluar demencë, ndërsa ata që mbeten aktivë edhe pas moshës 65 vjeç e deri në 88 vjeç, e reduktojnë këtë rrezik me 45%.

Edhe individët që mbartin gjenin APOE ε4, një nga faktorët më të fortë të rrezikut për Alzheimer, përfitojnë dukshëm nga aktiviteti fizik, duke pasur deri në 66% më pak gjasa të preken nga demenca. Ndërkohë, aktiviteti në moshë të re, pra nga 26 deri në 44 vjeç, nuk tregoi ndikim të dukshëm në këtë drejtim, transmeton rtsh. #rtsh #rtsh24 #studim #shendet / HelveticALforum.ch ( Foto ilustrim)

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme