8.2 C
Zurich
Thursday, February 12, 2026
spot_img
spot_img

Studentët e ekselencës, Qeveria shtyn kontratat e punës, nuk do të largohen nga administrata

Duhet ti lexosh

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të rëndësishëm për qindra studentë të ekselencës që aktualisht janë të punësuar në administratën shtetërore. Qeveria ka vendosur të zgjasë afatin e kontratave të tyre, duke shmangur ndërprerjen e marrëdhënies së punës.

Sipas vendimit të propozuar nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, kjo masë vjen si një “përjashtim për vitin 2026”.

Kush përfiton?

- Reklama -

Vendimi specifikon se përfitojnë të gjithë ata studentë ekselence që u punësuan me kontratë të përkohshme 1-vjeçare bazuar në thirrjen publike të dhjetorit 2024.

Duke qenë se mandati i tyre 1-vjeçar po përmbyllet në këtë fillimviti 2026, ekzistonte rreziku që ata të mbeteshin pa punë deri në hapjen e procedurave të reja.

Sa zgjat shtyrja?

- Advertisement -

Ndryshimi në VKM parashikon që kontrata e tyre të shtyhet automatikisht deri në përfundimin e procedurave të rregullta të punësimit (konkurseve për statusin e nëpunësit civil ose kodit të punës). Kjo do të thotë se studentët do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë dhe të paguhen derisa të finalizohet procesi i rekrutimit të përhershëm.

Departamenti i Administratës Publike (DAP) është ngarkuar me zbatimin e këtij vendimi për të garantuar vijimësinë e punës në institucione, transmeton rtsh.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme