/ Cyrih, 21 Mars 2025/
Kryetari i Institutit për Avancim Kombëtar (IPAK), Prof. Dr. Reshep Gashi, njofton me kënaqësi se rrethi i dijes dhe shkencës po zgjerohet me figura të shquara nga fusha të ndryshme.
Të dashur anëtarë të IPAK-ut, kemi privilegjin dhe nderin të mirëpresim dy anëtarë të jashtëzakonshëm:
Dr. Ramadan Esati – një profesionist me një përvojë të pasur në fushën e mjekësisë, i cili do të sjellë vlera të mëdha në avancimin shkencor dhe profesional.
Msc. Adem Osmani – një ekonomist i suksesshëm në Zvicër, ekspert në fushën e imobiliareve dhe tregut të ndërtesave në CH, i cili do të ndajë njohuritë dhe përvojën e tij të vlefshme me komunitetin tonë.
Gjithashtu, kemi kënaqësinë të njoftojmë se, me mbështetjen e z. Sali Sefa, ish-konsull dhe veprimtar i kauzës kombëtare, IPAK-ut i bashkohet edhe:
Prof. Asoc. Basri Lenjani, MD, PhD – profesor universitar dhe autor i shumë librave shkencorë për studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Një figurë e rëndësishme akademike, e cila do të sjellë një kontribut të çmuar në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor.
Mirësevini në IPAK, Dr. Esati, Msc. Osmani dhe Prof. Lenjani!
Kryesia e IPAK fton të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në këtë platformë të rëndësishme të bashkohen dhe të japin ndihmesën e tyre për avancimin kombëtar.
Së bashku për dijen dhe zhvillimin!
Nga PhD. Dashnim Hebibi, Drejtor për Media dhe Marrëdhënie me Publikun në IPAK




