Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paraqitur programin e tij elektoral në Pallatin e Kongreseve, duke lëshuar kritika të forta ndaj qeverisë së Edi Ramës dhe abuzimeve që ndodhin brenda administratës.
Ai theksoi se me PD në qeveri do të ketë zero tolerancë ndaj korrupsionit që siç tha është shkaktari i të gjitha të këqijave në vend dhe largimit masiv të të rinjve.
“Shqipëria madhështore ka nevojë për të pastruar shtëpinë e saj. Korrupsioni do të shpallet vepër penale e rëndë dhe ata që janë të përfshirë në të, duke përfshirë ministra dhe kriminelë, do të përgjigjen para ligjit. Bajrat, Çelët dhe raca e kriminelëve me ministra të tyre nuk do të kenë vend më në këtë vend. Ata do të përballen me ligjin. Do nxirren nga parlamenti Çyrbjat e tyre, politika do ndahet një herë e përgjithmonë nga krimi”, tha Berisha, njofton euronewsal.