Zelensky tha se flamuri ishte një qëllim dhe ëndërr për shumë ukrainas në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës.

“Ata e mbajnë flamurin. E mbajnë sepse e dinë që ne nuk do t’ia dhurojmë tokën tonë një pushtuesi. Ky flamur simbolizon gjënë më të dashur për qindra luftëtarë tanë, burra dhe gra nga e gjithë Ukraina që mbrojnë jo vetëm një drejtim specifik të vijës së frontit, jo vetëm Vovchansk ose Dobropillia, por të gjithë Ukrainën”, ka thënë ai.

Ceremonia u mbajt në prag të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës dhe në të morën pjesë zyrtarët më të lartë të vendit, transmeton rtk,