BallinaSportiVjen lajmi fantastik për Kombëtaren, trajneri i Everton: Broja do të jetë...

Vjen lajmi fantastik për Kombëtaren, trajneri i Everton: Broja do të jetë i gatshëm nesër

-

Ekziston mundësia që Armando Broja të jetë gati për Kombëtaren në kualifikueset e Botërorit. Vetë trajneri i Evertonit, David Mojes, ka njoftuar se sulmuesi kuqezi mund të jetë nesër në stol kundër Uest Hem, teksa ndeshja me Evertonin luhet në kuadër të Premier Ligës.

Mojes zbuloi kështu në konferencë për shtyp, që 23-vjeçari pret minuta pas dy muajve që qëndroi jashtë fushave të blerta.

“Broja po përgatitet për rikthimin. Është pak si Jusef dhe Kolman, të cilët kanë pasur pesë ose gjashtë ditë të tjera stërvitje, ndërsa Broja sapo është kthyer në mesin e tyre. Ai sapo po afrohet, por shpresojmë se do të jemi në gjendje ta marrim atë në stol për ndeshjen e nesërme”, tha David Mojes.

Sulmuesi i Kombëtares do të ishte një forcë më tepër për sulmin e Silvinjos, që zbulon nesër të përzgjedhurit për ndeshjet e marsit, njofton oranews.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

PSG–Barcelona, supersfida e Champions League: Flick në alarm nga mungesat, katalanasit...

0
Barcelona përballet sonte me Paris Saint-Germainin në një nga sfidat më të mëdha të Ligës së Kampionëve, por trajneri Hansi Flick duhet të përballet...