3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Vigan Berisha pret z. Nura në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih

Duhet ti lexosh

/ Nga: Dashnim HEBIBI, Zürich/

Nderim dhe Mirënjohje për Luftëtarët e Lirisë – Vigan Berisha pret z. Nura në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih

Në një takim të mbushur me emocion dhe respekt, Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, priti z. Izmit Nura – ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një nga dëshmitarët e gjallë të sakrificës për liri.

Në moshën vetëm 18-vjeçare, djali i vetëm i familjes Nura nga Struga, Izmiti, iu bashkua radhëve të UÇK-së në një kohë kur Kosova kishte më shumë nevojë se kurrë. Sot, pas shumë vitesh, ai vazhdon të mbajë mbi supe barrën e kujtesës historike dhe nderin e lirisë që e gëzojmë.

Takimi me z. Nura ishte më shumë se një nderim për të kaluarën – ishte një rikujtim i fuqishëm se liria nuk ishte dhuratë, por një amanet i përhershëm që brezat duhet ta ruajnë me përkushtim.

Z. Berisha shprehu mirënjohjen e thellë të institucioneve të Republikës së Kosovës për kontributin e paçmuar të luftëtarëve të lirisë dhe theksoi rëndësinë e mbajtjes gjallë të kujtesës historike, veçanërisht në diasporë.

Lavdi dëshmorëve!

Nderim të përjetshëm luftëtarëve të lirisë!

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit