Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Hulumtime Shkencore

VËZHGIMI ME KAMERA DHE PRIVATËSIA E QYTETARIT

by administrator
19:01 06/03/24
in Hulumtime Shkencore
VËZHGIMI ME KAMERA DHE PRIVATËSIA E QYTETARIT
0
SHARES
23
VIEWS
Share on Facebook

Jeton ARIFI, M.A.

Video kamerat kontribuojnë në parandalimin e krimit dhe ndihmojnë në arrestimin e atyre që i kryejnë ato vepra. Mosrespektimi i kritereve të vëzhgimit me kamera nga ana e kontrolluesve mund të cilësohet si shkelje e privatësisë së individit.

Vëzhgimi me kamera në vendin tonë ka filluar së aplikuari në vitet e para të këtij shekulli (me ndonjë përjashtim), kryesisht për qëllime të sigurisë në objektet e rëndësisë së veçantë. Parimi bazë i përdorimit të këtij sistemi të vëzhgimit edhe sot mbetet pothuajse i njëjtë.

Teknologjia dixhitale dhe ajo që shfrytëzon internetin e kanë bërë më të lehtë dhe më pak të kushtueshëm aplikimin e një sistemi të vëzhgimit të hapësirave të caktuara përmes kamerave. Qytetari, sot, mund ta gjejë veten nën vëzhgimin e kamerave që në dalje të objektit të banimit kolektiv, gjatë rrugëtimit në këmbë, gjersa kalon përskaj cilitdo objekt publik apo privat, qoftë institucion shtetëror ose subjekt afarist, e deri te hyrja e objektit ku punon.

Nën syrin vëzhgues gjendet edhe në shitore, gjersa bën blerjet ditore, në restoranin e parapëlqyer, e në palestër, pas orarit të punës. Me një fjalë, pak hapësirë kohore brenda ditës mbetet e pa vëzhguar nga syri i mprehtë i kamerave dixhitale të instaluara në çdo cep të hapësirave që frekuentohen prej secilit prej nesh në baza ditore.

Pavarësisht qëllimit të arsyeshëm (për çështje sigurie) të instalimit të sistemit të vëzhgimit në sektorin publik dhe privat, shfrytëzimi i këtyre pamjeve të regjistruara, jo rrallë, tejkalon qëllimin e vet.

Megjithkëtë, arsyetimi më i shpeshtë, sidomos nga autoritetet e sigurisë publike, është se video kamerat kontribuojnë në parandalimin e krimit dhe ndihmojnë në arrestimin e atyre që i kryejnë ato vepra. Në fakt, mosrespektimi i kritereve të vëzhgimit me kamera nga ana e kontrolluesve (subjekteve publike apo private që kanë instaluar sistemin e vëzhgimit me kamera) mund të cilësohet si shkelje e privatësisë së individit.

Cilat janë kriteret e vëzhgimit me kamerë?

Kontrolluesi i të dhënave (subjekti publik apo privat që ka të instaluar vëzhgimin me kamera), në radhë të parë duhet përcaktuar qëllimin e qartë dhe specifik, i cili mendohet të jetë proporcional me të drejtat në privatësinë e individit.

Individët kanë të drejtën e qenësishme për të qenë të informuar rreth përpunimit të të dhënave personale me mjete të vëzhgimit me kamera. Është praktikë e përgjithshme që të ofrohen informata përmes njoftimeve të ngjitura në vende të dukshme dhe lehtësisht të qasshme brendapërbrenda hapësirës së monitoruar me anë të vëzhgimit me kamerë.

Shenja paralajmëruese përmbanë shenjën e qartë të kamerës, mbishkrimin rreth vëzhgimit në gjuhët zyrtare të aplikueshme në nivel qendror dhe lokal, hapësirën e rezervuar për të dhënat e kontrolluesit (si, adresën, e-malin, telefonin, etj), si dhe logon e autoritetit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Kontrolluesit të të dhënave nuk i lejohet të përdorë pamjet e kamerave për qëllime tjera, veç atyre të shpallura nga autoriteti përkatës, të cilat lidhen me sigurinë e njerëzve dhe të pronës. Për shembull, nëse një organizatë do ta kishte shpallur qëllimin për instalimin e kamerave për arsye të sigurisë së objektit, kontrolluesi nuk ka të drejtë t’i përdorë ato pamje për ta kontrolluar praninë apo përqendrimin e punonjësve në vendin e punës.

Edhepse ligji përkatës parasheh aplikimin e vëzhgimit me kamera nëpër apartamente, instalimi i një sistemi të këtillë duhet ti nënshtrohet kritereve të pajtueshmërisë së 70% të banorëve, pastaj që ky veprim të arsyetohet me aspektin e sigurisë së banorëve dhe të pronës, të mos i nënshtrohet transmetimit dhe hapësira e vëzhguar të mos tejkalojë hyrjen e objektit dhe hapësirat e konsideruara si të përbashkëta.

Si të mbrohet privatësia e qytetarit?

Çdo person ka të drejtë të kërkojë qasje në informatat personale të përpunuara nga sistemi i vëzhgimit me kamera. Meqë kontrolluesi i të dhënave nuk obligohet të ofrojë qasje fizike të drejtpërdrejtë në incizime, procesi mund të lehtësohet duke ftuar individët e interesuar për të shikuar pamjet relevante, pa e zbuluar identitetin e palëve të treta.

Efektet mjegulluese të pamjeve të caktuara janë gjithmonë të rekomandueshme! Instalimi i kamerave në dhomat të zhveshjes, ashensorë, hapësira sanitare, hapësira të maternitetit, reparte të rehabilitimit të psikiatrisë, etj., mund të çojë në ndërhyrje të pavend në sferën private të individit dhe si i tillë është rreptësisht i ndaluar.

Pavarësisht nga kjo, qëllimi mund të arrihet, për shembull, duke instaluar kamera jashtë hyrjes së këtyre hapësirave, duke ia përshtatur, kështu, mjetet adekuate dhe më pak të bezdisshme të përpunimit. Kamerat e maskuara, gjithashtu, i nënshtrohen vlerësimeve të privatësisë. Askush nuk mund ti shfrytëzojë kamerat e maskuara dhe të marrë kompetencat e zbatimit të ligjit në përpjekje për të zbuluar një veprimtari të paligjshme, siç është vjedhja, pa e përfshirë policinë. Autoritetet e zbatimit të ligjit janë të ngarkuara me kompetenca ekzekutive për t’i hetuar dhe ndjekur këto shkelje.

Në rrethana normale, periudha kohore prej një muaji konsiderohet e mjaftueshme dhe e arsyeshme për të mbajtur incizimet nga vëzhgimi me kamerë. Pas skadimit të kësaj periudhe kohore të paracaktuar, pamjet duhet të fshihen automatikisht. Në rastet kur një kompani sigurimi mbanë pamjet në emër të kontrolluesit të të dhënave, kontrolluesi obligohet ta administrojë marrëdhënien përmes një marrëveshjeje ligjore. Një marrëveshje e këtillë duhet të specifikojë që kompania e sigurimit do të veprojë vetëm sipas udhëzimeve të kontrolluesit dhe do të zbatojë të gjitha masat e duhura teknike të sigurisë ndaj përpunimit të paligjshëm.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh