Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Kultura

Vështrim i vargjeve të autorit të njohur Luan Rama

by administrator
10:12 04/04/25
in Kultura
Vështrim i vargjeve të autorit të njohur Luan Rama
0
SHARES
5
VIEWS
Share on Facebook

/ Nga: Angela KOSTA, Itali /

Në poezinë “TI GJITHNJË MË FALJE”, autori i njohur shqiptar Luan Rama, pasqyron portretin intensiv dhe gjigant të nënës, atë dashuri të vazhdueshme, të pakushtëzuar për djalin e saj, një cikël jetësor ky pambarim tërësht në tërësinë gjithëkohore, edhe pse i shenjuar nga përvuajtja dhe vetmia. Poezia zhvillohet dhe flukson nën rrjedhën e ndërgjegjes, duke ndjekur një ritëm tingujsh të përvuajtshëm, të prerë, të vendosur, të ngadaltë, meliodioz e meditues, ashtu sikurse një rrëfim, i cili i vetëm, tejkalon kujtimet nëpër përkundjet e mirazheve të mureve nën shtëllungat e hidhura të zbrazëtisë së errët të netëve.

Përsëritja e disa vargjeve, si “Ti gjithnjë më falje”, me origjinalitetin dhe mallin e dhimbjes, krijon pothuajse një lloj foneme, e cila thekson temën qendrore të faljes së nënës, çka i jep autorit përzierjen e mallit me brengën, fajësinë dhe pafajsinë, ngurrimin pa ngurruar të jetë sërish si dikur, në gjinjtë e saj, që e ushqejnë më linfën e ekzistencës, musht qelizash pozitive.

Nëpërmjet vargjeve të lira dhe gjuhës së pasur me figura metaforike, (ndonjëherë surreale do të theksoja), autori përshkruan pikërisht këtë peizazh emocional, plot dashuri dhe lidhje të pazgjidhshme me nënën e tij, portret i të gjitha nënave në botë.

Alegoritë e tilla si “hëna që shkonte në pritjen e gjatë” ose “si deti që pret diellin të shuhet në të”, shfaqin agimet dhe perëndimet, vetë udhëtimin pambarim të jetës dhe mundimit.

Nëpërmjet figurës së nënës në qendër të poezisë, Rama përshkruan në mënyrë të përsosur, të gjithë botën e vetmuar emocionale që përçon ndjeshmëria fizike, pritjen e gjatë për kthimin e të birit, shoqëruar nga “tymi i duhanit”, gjendja shpirtërore, ankthet, vegimet, kujtimet dhe ëndrrat e saj.

Tema qendrore e poezisë, vetë sinteza, është falja pakushte që nëna i ofron birit së saj.

“Ti gjithnjë më falje” nuk është thjesht vetëm një deklarim dashurie i djalit kundrejt nënës, por është edhe një ide që kapërcen faljen modeste: është një formë prioriteti ndjenjash të vyera, lidhje e fortë e cila nuk kërkon asgjë në këmbim dhe që vazhdon të shumfishohet, të bëhet sublime pavarësisht gjithçkaje, pavarësisht çdo rrethane apo aspekti kohor dhe mendor.

Nëna fal pa rezerva, pa e gjykuar kurrë djalin e saj, edhe kur ai, gjithnjë duke u larguar, nuk i mban premtimet, “zhduket”, përhumbet në përgjërimet rinore ose bën zgjedhje që e bëjnë atë ta presë dhe ta kërkoj.

Ky është evidencimi, baza themelore vetjake dhe shoqërore: dashuria e nënës ndaj fëmijve është aq madhështore saqë qëndron dhe reziston përtej kufijve të kohës dhe hapësirës.

Në shumë pasazhe, autori Rama, (megjithëse gati në formë rrëfyese), i përshkruan kujtimet e nënës si një rikthim momentesh dhe ndjenjash që lidhen me fëmijërinë e tij, rritjen e tij si dhe vetë jetën e nënës e cila vozit dhe valëzon nëpër ato kohëra rinie, intime.

Edhe “Buzëqeshja në gjumë” e nënës është finalizimi, qëllimi dhe dëshmia e aftësisë që rezervon gjithmonë një nënë, ajo, për të falur fëmijën e saj në çdo rrethanë që jeta rezervon.

Ky, është pakti i përhershëm që mban në mënyre kostante lidhjen nënë-fëmijë, përjetësisht, që në momentet e para të ngjizjes, madje edhe në momentet kur jeta e “ndan” atë prej tij.

Në këtë poezi, ka një reflektim mjaft të rëndësishëm mbi kohën që kalon shpejt, mbi kujtimet që bëhen gjithnjë e më të turbullta në mirazhet e mureve, por që mbeten ende të gjalla në mendje, pa u “klapuar” nga gjumi i viteve.

Për ndarjen nga jeta të nënës së tij, për sa kohë që parashtrohet në rrethanë të hollësishme, delikate, torturuesese por të paevitueshme, autori përcjell shumë përvuajtje, madje disi i “zemëruar”: “Tani ti s’je më e bukura ime,” një klithmë kjo, e heshtur dëshpëruese ndarjeje, i vetëdijshëm për mungesën tashmë e tutje të atyre momenteve të shenjta, unike, të papërsëritshme me nënën e tij.

E megjithatë, asgjë nuk humbet nga lamtumira e fundit me nënën, dhe autori e paraqet këtë, me “hënën”, “detin”, “brymën”, “lulëkuqet”, të cilat na përcjellin ciklin natyror të një dashurie që rilind, mëkëmbet dhe triumfon vazhdimisht edhe pêrtej atyre caqeve ku mbretëron bota e mistershme.

Djali është figura tjetër qendrore e rrëfimit: ai është “lumi” që rrjedh, është “deti” që pret diellin, është “drita” që ndriçon buzëqeshjen e nënës edhe në gjumë apo në ëndrra. Siç e përmenda edhe më sipër, duke mos kërkuar asgjë në këmbim, kjo dashuri është “deti” që “përqafon skajet e botës”, pa kompromise dhe pengesa.

Në këtë poezi të mrekullueshme, autori arrin të bëjë universale dhe unike, dashurinë e pastër, jo vetëm të nënës ndaj tij, por edhe të vetë tij kundrejt saj, si djalë i rritur i cili, edhe pse mbart peshën e pendimit pasi nuk ishte në gjendje t’i mbante premtimet, t’ia shmangte sadopak vetminë e madhe dhe shqetësimet, ai do të mbetet gjithësesi ende “i vogël – i pafajshëm”, midis gjinjve, akoma me qumështin e bardhë të nënës së tij të bukur ndër buzë.

TI GJITHNJË MË FALJE 

Ti gjithnjë më prisje nëna ime,

përgjoje trokitjet e orës së vonë,

mbaje vesh erën, shiun dhe hapat e mia,

mërmërisje këngë të vjetra

dhe ndiqje hënën që shkonte në pritjen e gjatë

mesnatën që vinte dhe të ulte qepallat

me një dorë shenjti,

ti dremisje kushedi në ç’ëndërr,

buzëqeshje në gjumë, si fëmijë,

muret e tua ishin plot mirazhe dhe fytyra etërish

të nesërmen të thoja se do vij më herët

e përsëri ikja me kuajt e mi,

harrohesha në bujtinat e largëta

rrugëve të bohemisë,

në kopshte dashurie e përgjërimesh,

e ti prisje, prisje nën tymin e duhanit

që të bënte të harroje vetminë.

Sa shumë të rëndonin mjegullat e kohës,

Im bir është si lumi, thoje ti,

lumenjtë shkojnë dhe nuk dinë të kthehen,

im bir është si deti që pret diellin të shuhet në të,

është erë që do të përqafojë skajet e botës…

Dhe bryma binte,

e ti shkoje

nëpër brymë në kërkimin tim,

shkelje në sheshe e udhë të panjohura,

kishe frikë nga nata e gjatë,

e zeza ku shuheshin yjet e gjithësisë,

pastaj lozje e qeshje me fëmijërinë time,

me pjellën e ngjizur nga dashuria e gjaku,

por të nesërmen ti më falje përsëri,

më puthje në gushë si të merrje frymë,

më merrje erë dhe përqafoje lumturinë,

e unë lozja me ty,

të krehja flokët e tu të thinjur që shndrisnin si argjendi,

të bëja të bukur dashuri e dhimbur,

ati im nuk ishte më,

merrja gishtërinjtë e tu t’i puthja

dhe ti qeshje, qeshje,

ati yt nuk m’i ka puthur kështu, thoje ti

dhe zemra jote hapej,

gjaku të vërshonte si në ditët e rinisë,

një det hapej brenda teje,

puthja plagët në gjinjtë e tu

një fushë e pamatë lulëkuqesh,

por shpejt unë ikja përsëri,

përsëri mirazhe në muret e tua

luhatur nën tymin e duhanit

shihje veten lehonë në ditë janari

tek nxitoje të festoje lindjen time,

dhe për natën e vonët përsëri më falje,

gjersa hëna ra dhe bota u shemb,

tek humbte në sytë e tu.

Tani ti s’je më e bukura ime,

tani gjithë psalmet e botës i këndoj për ty

për mallin e madh që kockat t’i djeg,

qumështin e bardhë që kam ende në buzë.

Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistave fizike: MIRIADE, NUANCES ON THE PANORAMIC CANVAS, BRIDGES OF LITERATURE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese 

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh