Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Vedat Zogejani – 43 vite kontribut në sport dhe kulturë jashtë atdheut

by administrator
10:40 18/10/25
in Aktualiteti, Mosha e Tretë, Përditshmëria e Diasporës
Vedat Zogejani – 43 vite kontribut në sport dhe kulturë jashtë atdheut
0
SHARES
4
VIEWS
Share on Facebook

Intervistoi Dashnim HEBIBI, Zagreb

Intervistë me Vedat Zogejanin – legjendën e atletikës në Kosovë dhe Kroaci

„Fillimisht luaja futboll për klubin “Progres” në Prizren, por shpejt u dashurova me atletikën. Arsyeja ishte e thjeshtë: te atletika askush nuk të shan apo sulmon nëse gabon; gjithçka varet nga përpjekja jote, stërvitja dhe shëndeti. Atletika është sport i drejtë dhe edukues, një “mbretëreshë e sporteve. Kanë kaluar 43 vite. Kam qenë një ndër themeluesit e klubit të atletikës Zagreb në vitin 2001 dhe kam shërbyer si sekretar i përgjithshëm (2001-2004) dhe prej vitit 2015 jam drejtor sportiv“, na tha ndër të tjera z.Zogejani.

Vedat Zogejani është një nga figurat më të njohura dhe më të respektuara të atletikës shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Kroaci, ku jeton dhe vepron prej më shumë se katër dekadash. Karriera e tij e jashtëzakonshme nis qysh në fëmijëri në Prizren, ku ai zbuloi pasionin për sportin dhe sidomos për atletikën, disiplinë që do të bëhej më vonë “mbretëresha” e jetës së tij.

Zogejani ka përfaqësuar klubet më të njohura të Kosovës dhe më pas ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në Zagreb, ku u bë pjesë e klubit të atletikës Mladost dhe arriti rezultate të jashtëzakonshme në garat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Me më shumë se 500 medalje dhe kupa të fituara në ish-Jugosllavi dhe Europë, ai ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në botën e atletikës.

Përveç suksesit në pista, Vedat Zogejani është një mentor i përkushtuar dhe drejtues i brezave të rinj të atletikës, duke udhëhequr klubin e atletikës në Zagreb si drejtor sportiv dhe duke kontribuar në ngritjen e sportit në komunitetin shqiptar jashtë vendit. Angazhimi i tij nuk kufizohet vetëm në sport – ai ka kontribuar gjithashtu në fushën kulturore, duke mbështetur pjesëmarrjen e ansambleve folklorike shqiptare në festivale ndërkombëtare dhe duke ruajtur lidhjet e mërgatës shqiptare me vendlindjen.

Historia e Vedat Zogejanit është një dëshmi e përpjekjes, disiplinës dhe dashurisë për sportin dhe atdheun, që do të vazhdojë të frymëzojë breza të tërë. Intervista që vijon sjell rrugëtimin e tij të jashtëzakonshëm – nga ditët e para në Prizren, garat në Kroaci dhe ish-Jugosllavi, përkushtimin ndaj atletikës dhe ndikimin e tij si figurë udhëheqëse, mentor dhe frymëzim për të rinjtë shqiptarë.

Z. Zogejani, ju jetoni prej shumë vitesh në Kroaci dhe konsideroheni një legjendë e gjallë e atletikës. Për ata që nuk ju njohin, mund të na bëni një prezantim të shkurtër për jetën dhe karrierën tuaj?

Ju falënderoj shumë për këtë intervistë. Je miku i mikut tim, tashmë të ndjerë, Ph.D. Llukman Halili, që do ta kujtoj për jetë. Të kam çmuar e do të çmoj edhe ty për punën që e ke bërë dhe që po e bënë dhe si një personalitet i kompletuar. I lindur më 17 gusht 1954 në Prizren. Karrierën e nisa në vitin 1972 në klubin e atletikës Bistrica në Prizren dhe vazhdova deri më 1976. Pastaj kalova te klubi i atletikës Fushë-Kosova, i cili ishte ndër klubet më të fuqishme të kohës në ish-Jugosllavi, veçanërisht në garat e krosit dhe ato ballkanike.

Në vitin 1982 mora oferta nga Dinamo Zagreb dhe Partizani Beograd, por vendosa të shkoj në Zagreb më 30 mars 1982 për të vazhduar karrierën. Fillimisht u regjistrova te klubi akademik i atletikës Mladost Zagreb, ku shumica e atletëve ishin studentë. Pas tre muajsh fitova një garë 8 km me kohën 28:25.05. Më pas garova në Split në 5000 m dhe zura vendin e dytë me kohë 15:10.45, duke ndihmuar klubin të kualifikohej për kampionatin republikane në Sarajevë. Atje, me klubin Mladost, arritëm vendin e tretë, kurse unë garova 5000 m me kohë 15:08.45.

Karrierën aktive e zhvillova deri më 29 nëntor 1989. Kam fituar mbi 545 medalje dhe kupa në garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitet 1975-1976 shërbeva në ushtrinë në Sisak të Kroacisë, ku atletika më ndihmoi të njihem dhe të fitoj respekt, madje edhe si ndihmës i komandantit të garnizonit, kolonelit Martin Shpegel. Në Zagreb më njohin 95% e njerëzve me nofkën “Zogi”.

Si e kujtoni fillimin tuaj në sportin e vrapimit?

Fillimisht luaja futboll për klubin “Progres” në Prizren, por shpejt u dashurova me atletikën. Arsyeja ishte e thjeshtë: te atletika askush nuk të shan apo sulmon nëse gabon; gjithçka varet nga përpjekja jote, stërvitja dhe shëndeti. Atletika është sport i drejtë dhe edukues, një “mbretëreshë e sporteve”.

Sa vite keni që jetoni dhe veproni në Kroaci?

Kanë kaluar 43 vite. Kam qenë një ndër themeluesit e klubit të atletikës Zagreb në vitin 2001 dhe kam shërbyer si sekretar i përgjithshëm (2001-2004) dhe prej vitit 2015 jam drejtor sportiv.

Si e shihni gjendjen e atletikës në Kosovë dhe trojet shqiptare?

Fatkeqësisht shumë dobët. Shumë njerëz në pozita udhëheqëse punojnë për interesa personale dhe jo për zhvillimin e sportit. Nuk punohet seriozisht në shkolla, dhe Kosova është të paktën 100 vite mbrapa Kroacisë dhe 150 vite mbrapa Sllovenisë në atletikë.

A ju është ofruar mundësia të kontribuoni drejtpërdrejt nga institucionet e Kosovës apo Shqipërisë?

Jo. Shpesh talentet e mërgatës ose ekspertët nuk lejohet të kontribuojnë për shkak të mentalitetit të mbyllur dhe interesave të ngushta të disa njerëzve. Kjo është një pengesë e madhe për zhvillimin e sportit.

Cili është angazhimi juaj aktual sportiv dhe profesional?

Siç e përmenda, jam drejtor sportiv i klubit të atletikës Zagreb që nga viti 2015. Kam qenë edhe sekretar i përgjithshëm i klubit gjatë viteve 2001-2004. Klubi ka sot një rol qendror në zhvillimin e atletikës në Kroaci.

Kohëve të fundit keni pasur disa vizita në Kosovë. Për çfarë bëhet fjalë?

Kam vizituar Podujevën, ku u takova me kryetarin e komunës, prof. dr. Shpejtim Bulliqi, selektorin e karatesë z. Isak Currin dhe prof. dr. Artan Kryeziun. Kjo ishte në lidhje me vëllazërimin Podujevës – Koprivnica dhe për festivalin ndërkombëtar folklorik “Kosova 2024”. Marrëveshja për vëllazërimin do të konkretizohet më 4 nëntor 2025, gjatë Ditës së Çlirimit të Koprivnicës.

A keni në plan të sillni ekspertë kroatë për të ndihmuar atletikën në Kosovë?

Po, por shpesh nuk pranohet bashkëpunimi nga institucionet, për shkak të mentalitetit të mbyllur dhe barrierave burokratike.

Përveç sportit, jeni aktiv edhe në kulturë. Mendoni se mërgatës shqiptare i jepet hapësira e duhur?

Po, merrem me festivale folklorike ndërkombëtare. Kam udhëhequr ansamble nga Kroacia, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duke i bërë pjesëmarrëse në festivale ndërkombëtare.

Nga këndvështrimi juaj, në cilat fusha Kroacia mund të kontribuojë më shumë në Kosovë?

Kroacia mund të ndihmojë në sportet ku ka ekspertizë të madhe – karate, mundje dhe hendboll, ndërsa Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm në këto sporte. Atletika mund të përfitojë shumë nga përvoja e ekspertëve kroatë.

Ju faleminderit dhe u pafshim në takime të tjera.

Shumë mirënjohje dhe punë të mbarë. Mos u ndalni. /SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh