Nga Alfons AL Zeneli
E vrava, the
dhe ike pyllit
me dhimbjen e pemëve,
shijove ndër dhëmbë gjakun e hijes sate.
Me vrap.
Hapat si kompas matnin
kohën e pakryer të rrugës tënde.
Koha e nderej telave ku s’pushonin më
zogjtë e vegjël të gëzimit.
E vrava, the dhe nuk qave.
Qanë lotët për ty
kur dëgjuan
historinë e rrudhosur
mbi kapotë,
historinë e mbërthyer komçave të metalta.
Kur ta heqësh,
nga përbrenda si një shpend plot pengje,
e tmerruar do arrariset nata.
helveticALforum.ch