/ Nga: Dashnim Hebibi /
Deri në momentin e fundit, Vaxhid Xhelili ka pasur dilema mes dy destinacioneve: Kopenhaga në Danimarkë apo Barcelona në Spanjë. Të dyja qytetet e tërhiqnin për arsye të ndryshme – Kopenhaga me rrjetin e saj perfekt të biçikletave dhe qetësinë karakteristike skandinave, ndërsa Barcelona me diellin, detin dhe atmosferën e gjallë mesdhetare.
Në fund, ishte moti ai që e vendosi balancën. Sipas parashikimeve për javën që vjen, nga data 12 maj 2025, në Barcelonë pritet mot i ngrohtë dhe me diell, me temperatura që do të shkojnë nga 23 deri në 27°C. Ndërkohë, Kopenhaga do të mbetet më e freskët, me temperatura që do të luhaten nga 13 deri në 17°C. Kështu, zgjedhja ra mbi Barcelonën.
Vaxhid Xhelili, poet dhe shkrimtar i njohur që jeton e vepron në Zvicër, njihet gjithashtu për pasionin e tij të veçantë për biçikletat. Udhëtimet me dy rrota janë kthyer në një mënyrë jetese për të. Ai ka përshkuar me biçikletë distanca të gjata, nga Zvicra deri në Preshevë e Kosovë, dhe shpesh herë shkon edhe më larg, duke sfiduar veten dhe kohën.
Udhëtimet e tij të vazhdueshme në Shqipëri, Kosovë, Luginë të Preshevës, Maqedoni të Veriut dhe nëpër vende të ndryshme të Europës, janë bërë një formë e pashtershme energjie dhe motivimi. Për Vaxhi Xhelilin, biçikleta nuk është vetëm një mjet udhëtimi, por edhe një mënyrë për të qëndruar i lidhur me natyrën, njerëzit dhe jetën aktive.
Në përditshmërinë e tij, ai nuk e ndan veten nga biçikleta, duke sjellë vazhdimisht foto dhe kujtime të bukura nga rrugëtimet e tij. Këto udhëtime janë dëshmi e një fryme të gjallë dhe një qëndrimi pozitiv ndaj jetës, ku mosha është vetëm një numër.
Kukitë na ndihmojnë të ofrojmë përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin e kukive.
Funksional
Always active
Ruajtja ose qasja teknike është rreptësisht e nevojshme për qëllimin legjitim të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë të qartë nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi nëpërmjet një rrjeti komunikimesh elektronike.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose qasja teknike që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.