Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Rinia Shqiptare e Diasporës

VALBONA NEZIRI THAQI: “I vetmi vend ku unë ndjehem vetvetja, Valbona e Bjeshkëve të Medvegjës…”

by administrator
16:02 02/11/24
in Rinia Shqiptare e Diasporës
VALBONA NEZIRI THAQI: “I vetmi vend ku unë ndjehem vetvetja, Valbona e Bjeshkëve të Medvegjës…”
0
SHARES
194
VIEWS
Share on Facebook

“Që në fillimet e para kur kam ardhur këtu, jam bërë anëtare e ShHM, e cila kishte disa vite që ishte themeluar nga disa bashkëvendës të mi.Në mesin e tyre ishin edhe xhaxhi Musë dhe xhaxhi Zenel. Aty, pastaj, ishim pothuajse gjithë familja, vëllai im, Xhevati, motrat, Valdetja dhe Vjollca e kështu me radhë. Në kuadër të shoqatës, u themelua edhe ShKA ‘Medvegja’.Aty isha 10 vite si anëtare e rregullt, dy mandate si zv.drejtoreshë, tash nënkryetare e ShHM (pastaj përfshirja e Mevlanit në shoqatë, si anëtar dhe nënkryetar për një mandat, pastaj anëtar në shoqërinë kulturore qysh nga themelimi i saj dhe pastaj fëmijët një nga një“, na tha, ndër të tjera, zonja Neziri-Thaqi.

Quhem Valbona Neziri-Thaqi, e lindur në Medvegjë, e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve, Donika 18 vjeçe, Yllka 14 dhe Endi 10. Shkollën fillore kam përfunduar në vendlindje, pastaj migrova këtu në Zvicër, në emër të bashkimit familjar, sepse babai veçse ishte këtu. Fillova të shkoja në shkollë të rregullt për ta mësuar, në mënyrë profesionale, gjuhën frenge dhe duke vazhduar pastaj drejtimin për tregti.

Vite më vonë, përfundova një kurs për përkthim frengjisht-shqip ose anasjelltas, duke u punësuar, pastaj, si përkthyese në sektorin social: spitale, klinika, shkolla etj. Së fundmi, unë, bashkë me bashkëshortin, udhëheqim edhe një bufe në Klubin e Futbollit FC Châteauneuf-Sion, në të cilin luan djali ynë 10 vjeçar, Endi.

Pra, unë merrem me gjitha këto profesione, duke e kompletuar, kështu, agjenden time dhe duke mos u ndjerë asnjëherë në monotoni, sepse secila nga këto profesione është më ndryshe se tjetra. Në Zvicër kam migruar më 13 maj 1999.Sa herë që vjen kjo datë, ngjallë tek unë shumë nostalgji, mall dhe përmallim.Shpeshherë e kam shprehur këtë edhe në faqen time në Facebook.

Vlen të cekët që unë jam gjenerata e 3-të që ka ardhur dhe jeton këtu, sepse gjyshi im, qysh në vitet‘70-ta ka punuar dhe vepruar në Zvicër, si sezonier.Pasi u pensionua, u kthy në vendlindje për ta shijuar, kështu, një pleqëri të rehatshme, kurse babi im dhe vëllezërit e tij, që të gjithë ishin këtu, disa si sezonierë dhe të tjerët me leje qëndrimi.

Babai im, asnjëherë nuk ka qenë i pajtimit që unë me nënën, vëllain dhe dy motrat të vinim këtu për të jetuar.Ai, gjithmonë na thoshte ‘I rëndë është mërgimi.Vetëm ata, të cilët e kanë përjetuar, e dinë këtë.Unë, vetëm edhe pak kohë do të qëndroj këtu dhe do kthehem’.Por, ndodhi ajo që ndodhi.Lufta në Kosovë, pas së cilës, në Medvegjë nuk kishte më perspektivë për shqiptarët, e në veçanti për rininë, situatë e cila akoma vazhdon të mbetet shumë e keqësuar.Ishin të gjitha këto dhe unë sot gjendem këtu, tash e 25 vite.Fëmijët e mi, të cilët janë lindur dhe po rriten në Zvicër, janë gjenerata e 4-të.

Ditët e para këtu, përbesë as nuk kam dëshirë t’i rikujtoj.Shumë vështirë.Isha vetëm 15 vjeçe kur erdha këtu, mërzitësha shumë për gjyshin dhe loken që i lamë vetëm atje në Medvegjë. Edhe pse, disa muaj më vonë, na u bashkangjitën këtu, çdo gjë më mungonte, aroma e shtëpisë, uji i freskët, lulet e pranverës që sa i pata mbjellë, edhe zogjtë e malit më mungonin.Tre muajt e parë kam qarë shumë, deri sa fillova shkollën këtu dhe pastaj obligime të njëpasnjëshme, duke vazhduar, kështu, sot e asaj dite.

Që në fillimet e para kur kam ardhur këtu, jam bërë anëtare e ShHM, e cila kishte disa vite që ishte themeluar nga disa bashkëvendës të mi.Në mesin e tyre ishin edhe xhaxhi Musë dhe xhaxhi Zenel. Aty, pastaj, ishte, pothuajse,e gjithë familja, vëllai im, Xhevati, motrat, Valdetja dhe Vjollca e kështu me radhë. Në kuadër të shoqatës u themelua edhe ShKA’ Medvegja’.Aty isha 10 vite anëtare e rregullt, dy mandate si zv.drejtoreshë, tash nënkryetare e ShHM (pastaj përfshirja e Mevlanit në shoqatë, si anëtar dhe nënkryetar për një mandat, pastaj anëtar në shoqërinë kulturore qysh nga themelimi i saj dhe pastaj fëmijët një nga një.

Fëmijët flasin shumë bukur në gjuhën shqipe. Mevlani, shkollën fillore dhe të mesmen e ka përfunduar në Kosovë dhe në vitin 1997 ka migruar në Zvicër.Ka qenë i vetëm, pa familje dhe si refugjat, si shumica e shqiptarëve të Kosovës në ato vite.

Pasi që kishte fituar leje qëndrimi këtu, përfundoikursin e gjuhës dhe vazhdimisht ka punuar në profesione të ndryshme. Veprimtaria publike e tij është Shoqata ‘Medvegja’. Unë mendoj se ne, si popull shqiptar që jemi, nuk e kemi problem, aspak, integrimin, pa marrë parasysh ku jemi apo ku shkojmë. Jemi popull shumë inteligjent, jemi punëtorë dhe jemi shumë të fortë emocionalisht.Ndoshta, shpirtërisht nuk adaptohesh kurrë në një vend të huaj, mirëpo tjerat nuk na paraqesin problem, i përballojmë shumë leht. Edhe unë, mendoj se jam mjaftë e intergruar, qoftë përmes punës dhe angazhimeve të mia private, si dhe përmes Shoqatës ‘Medvegja’, pastaj edhe si antare në Partinë Politike PDC, tani si CVP, të Christophe Darbellay, një figurë e lartë në politikën zvicrane, e cila ka qenë shumë herë prezente edhe në manifestimet e shoqatës.

Sa shpesh e vizitoni vendlindjen? 

Jo aq sa kisha pasur dëshirë që ta vizitoja, por dy herë, deri në tri herë në vit, shkoj patjetër. Është i vetmi vend ku unë ndjehem vetvetja, Valbona e Bjeshkëve të Medvegjës, i vetmi vend ku ndjej qetësim të shpirtit.

Ka shumë femra shqiptare të rëndësishme që kanë lënë gjurmë në histori, si humanistja jonë Nëna Terezë, bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha, pastaj Elena Gjika, aktiviste e rilindjes evropiane, Sevasti Qiriazi, nismëtare e organizimit të arsimit shqiptar për femra, Nora e Kelmendit, heroina e Malësisë, e shumë të tjera (nuk po më kujtohen të gjitha).

Gruaja shqiptare e diasporëska kontribuar shumë. Duhet ti jipet hapësirë më shumë gruas shqiptare të diasporës. Besoj shumë se gruaja shqiptare do të jetë edhe më e organizuar.

Ju përgëzoj edhe njëherë për projektin tuaj, i nderuar.

Ta ruajmë gjuhën shqipe dhe të mos ndalemi së punuari në këtë drejtim. / Dashnim HEBIBI

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh