Me rastin e Festës së Pashkëve, ju drejtoj urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve të fesë katolike, në veçanti mërgatës sonë në Zvicër.
Kjo festë e shenjtë e ringjalljes le të sjellë paqe, dashuri dhe shpresë në zemrat dhe familjet tuaja.
Uroj që Pashkët t’ju gjejnë të bashkuar, me zemra të mbushura me besim dhe shpresë për një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Gëzuar Pashkët!
Rexhep Demiri, Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër