Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Arsimi

Universiteti që ndriçoi qytetin

by administrator
10:48 11/06/25
in Arsimi
Universiteti që ndriçoi qytetin
0
SHARES
7
VIEWS
Share on Facebook

CEREMONIA E DIPLOMIMIT UHZ 2025 U ZHVILLUA MË 10 QERSHOR NË PEJË

Sheshi “Skënderbeu” i qyteti të Pejës u shndërrua në skenën e emocioneve, krenarisë dhe gëzimit të papërshkrueshëm! Me një atmosferë madhështore, mes muzikës klasike dhe emocioneve që prekën zemrat, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë organizoi ceremoninë e diplomimit më spektakolare ndonjëherë!

Çdo moment i kësaj mbrëmjeje ishte i ngarkuar me domethënie dhe peshë emocionale – që nga parakalimi solemn i menaxhmentit dhe studentëve, e deri tek momentet e fjalimeve frymëzuese që u dëgjuan me një heshtje respekti dhe me duartrokitje që shpërthenin nga zemra. Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Armand Krasniqi, me fjalët e tij plot vizion dhe urtësi, nënvizoi rolin jetik të dijes dhe përkushtimit në formësimin e një të ardhmeje më të ndritur.

Në ceremoni ishin të pranishëm ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari; ministri i Administratës së Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi; si dhe zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, z. Taulant Kelmendi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, me praninë dhe mesazhin e tij, i dha ceremonisë një dimension shtetëror e kombëtar, duke vlerësuar gjeneratën e re si motor i shoqërisë moderne dhe mbështetje e pashmangshme për zhvillimin e vendit ”Diplomimi është ndjenjë krenarie që përzihet me mall për gjithçka që keni kaluar gjatë kësaj periudhe: miqësitë, sfidat, mësimet, jo vetëm ato në orët e ligjëratave e të provimeve, por edhe ato të jetës së këndshme studentore. Sot, ju merrni diplomën tuaj universitare, duke fituar një pozicion të ri në shoqëri, pozicion ky që shoqërohet me detyra e përgjegjësi”, ishte urimi i kryeministrit Kurti në fjalimin e tij.

Më poshtë gjeni fjalimin me plot emocion dhe frymëzues të rektorit të UHZ-së, prof.dr. Armand Krasniqi:

“Me ndjenjat më të sinqerta të krenarisë, gëzimit dhe mirënjohjes, ju përshëndes dhe ju falënderoj që jeni pjesë e kësaj dite të jashtëzakonshme, në të cilën shënojmë një ngjarje të shenjtë për jetën universitare: diplomimin e gjeneratës së re të studentëve të Universitetit “Haxhi Zeka” – në të gjitha programet e nivelit bachelor dhe master.

Kjo ceremoni nuk është thjesht një akt formal. Ajo përfaqëson kurorëzimin e përpjekjes së përbashkët, të dijes, përkushtimit, sakrificës dhe ëndrrës të secilit nga ju që keni ndjekur përgjatë viteve të studimeve. Sot, juve nuk janë më vetëm studentë, por përfaqësues të një brezi të ri qytetarësh të dijes, të përgatitur për tregun e punës, për shoqërinë dhe për sfidat që ju presin.

Për mua si Rektor, dhe për ne si komunitet akademik, kjo ditë përbën një moment të reflektimit institucional, por edhe të motivimit për të ardhmen. Universiteti “Haxhi Zeka”, me të gjitha njësitë e tij akademike e administrative, është rritur ndjeshëm jo vetëm në numër, por mbi të gjitha në cilësi, ndikim dhe vlerë shoqërore.

Të nderuar të pranishëm,

Ky progres i qëndrueshëm si kurrë më parë, posaqëisht në këto katër vitet e fundit të këtij menagemnti në universitet, do të ishte i pamundur pa mbështetjen e palëkundur të institucioneve shtetërore dhe komunale. Ndaj, sot më lejoni që në emër të Universitetit “Haxhi Zeka”, të gjithë personalit dhe studentëve tanë, të shpreh falënderimet më të përzemërta për Qeverinë e Republikës së Kosovës, e në veçanti për Kryeministrin Kurti dhe kabinetin e tij, për vëmendjen e vazhdueshme që i kanë kushtuar arsimit të lartë publik në vendin tonë ne veçanti në universitetin  tonë.

Po ashtu, një falënderim i veçantë dhe i merituar shkon për Qeverinë Komunale të Pejës, e cila në mënyrë të vazhdueshme ka qëndruar përkrah Universitetit, duke dëshmuar se kur bashkëpunimi lokal dhe ai institucional ndërthuren, dijes i hapet rruga, dhe rinisë i ofrohen horizonte të reja zhvillimi.

Sot, në këtë shesh të hapur, ku e kaluara akademike takohet me të ardhmen profesionale të studentëve tanë, më lejoni t’ju them:

Të diplomuar të dashur, ju jeni forca më e shtrenjtë që ka vendi ynë. Ju jeni dëshmia më e qartë e arsyes për të cilën universitetet ekzistojnë. Shkollimi juaj këtu nuk është vetëm një arritje personale, por edhe një angazhim për të ndërtuar një Kosovë më të drejtë, më të ditur dhe më të barabartë.

Le të mbetet kjo ditë një kujtim i paharruar, por njëkohësisht edhe një pikënisje për një rrugëtim të ri, ku dija të mos jetë qëllim në vetvete, por fuqi për të ndikuar dhe për të shërbyer.

Edhe njëherë:

URIME DIPLOMIMI! URIME ARRITJA! URIME FAMILJEVE TUAJA QË QËNDRUAN PËRKRAH JUSH! URIME KOSOVËS PËR BREZIN E RI TË DIJES!”

Ishte një natë e mbushur me lavdi dhe emocione të papërshkrueshme. Një mbrëmje ku akademia dhe atdhedashuria u bashkuan në një simfoni ndjenjash. Dhe në fund, nën melodinë ngjethëse të këngës “Për ty Atdhe”, qielli u mbush me kapelat që fluturuan lart si simbole të ëndrrave që sapo janë bërë realitet – një pamje që do të jetojë gjatë në zemrat e të gjithë atyre që ishin aty për ta përjetuar. /UHZ

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh