Njoftim për Forumin e 10-të të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor dhe Konferenca Ndërkombëtare e Rrjetëzimit Ulysseus.

U mblodhëm në një forum të veçantë – Forumi i 10-të i Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor, së bashku me Konferencën Ndërkombëtare të Rrjetëzimit Ulysseus.

Më shumë se 60 përfaqësues nga 34 universitete ndanë ide, sfida dhe vizione për të ardhmen e arsimit të lartë në rajonin tonë.
U fol për diplomën europiane, cilësinë në arsim dhe rolin që universitetet kanë në integrimin europian.
Diskutime të vlefshme, bashkëpunim i fortë dhe shumë ide për të ardhmen.
Jemi krenarë që Universiteti “Haxhi Zeka” ishte pjesë aktive e kësaj ngjarjeje me rëndësi.
Lexo më shumë rreth ngjarjes këtu:
#UHZ#UniversitetiHaxhiZeka#Rektorët2025#Ulysseus#BashkëpunimAkademik#DiplomaEuropiane#ForumiRektoreve