1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

UÇK – Fryma e Lirisë dhe Burrat që nuk u thyen

Duhet ti lexosh

Nga PhD.Xhavit LIPAJ, Zvicër

/ Fjala e lirë

Në histori ka emra që shkëlqejnë si yje të pashuar, burra që nuk u dorëzuan kurrë, të cilët në vend të heshtjes zgjodhën plumbin, në vend të robërisë zgjodhën betejën. Ata ishin bij të tokës, luftëtarë të lirisë, që dhanë gjithçka për një atdhe të lirë. UÇK-ja nuk ishte një ushtri e zakonshme – ishte zëri i një populli të shtypur, thirrja e një kombi që kërkonte drejtësi.

Personalitete të shumta, nuk ishin vetëm emra në një listë, por gurë themeli të një historie të lavdishme. Ata nuk luftuan për lavdi personale, por për një tokë ku fëmijët tanë të rriten pa frikë, për një diell që të mos shuhet kurrë mbi Kosovën.

Dikush mund të përpiqet të njollosë emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të fabrikojë akuza, të ngrejë gjyqe të padrejta, të përdorë histori të rreme për të lënduar shpirtin e saj. Por burrat e vërtetë nuk kanë nevojë për mbrojtje, sepse e vërteta është armatura e tyre. Liria nuk ishte dhuratë nga askush, por u fitua me gjak, me plagë, me sakrificë, me varre të hapura dhe zemra të thyera.

Ata që guxojnë të mohojnë UÇK-në janë ose të verbër nga urrejtja, ose të verbuar nga interesi. Ata që sot shiten për pak pushtet, për pak lavdi politike, harrojnë se janë të lirë pikërisht falë atyre që nuk u shitën, që nuk u dorëzuan, që nuk e kthyen pushkën nga vetja. Historia nuk shkruhet nga gjykatat e politizuara, as nga ata që zgjedhin të harrojnë, por nga ata që mbajnë mend.

UÇK-ja ishte, është dhe do të mbetet simbol i qëndresës dhe i krenarisë kombëtare. Askush nuk mund ta shlyejë këtë faqe të historisë. Ata që sakrifikuan jetën e tyre janë të pavdekshëm në kujtesën e një kombi që nuk harron. Dhe ne, që trashëguam lirinë e tyre, kemi detyrën ta mbrojmë atë me çdo çmim.

Historia nuk ka nevojë për miratim nga armiqtë. UÇK-ja është flamuri që nuk u ul, betimi që nuk u shkel, sakrifica që nuk u harrua. Dhe kushdo që guxon të fyejë këtë emër, e ka betejën e humbur që në nisje – sepse një popull që njeh rrënjët e tij, nuk mund të mposhtet kurrë!

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit