Më 10 dhjetor 2024, në Kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore (SEEU) në Shkup, u mbajt një diskutim panel me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Ngjarja mblodhi akademikë të shquar, përfaqësues institucionalë dhe ekspertë për të diskutuar mbi rëndësinë e të drejtave të njeriut nga perspektiva ligjore dhe praktike.
Fjalën e mirëseardhjes e mbajtën Prof. Dr. Besa Arifi, Prorektore për Hulumtim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në UEJL, dhe Doc. Dr. Albana Metaj-Stojanova, Koordinatore e Fakultetit të Drejtësisë.
Në sesionin e pare me temë “Perspektivat Ligjore dhe Institucionale”, pjesëmarrësit diskutuan rëndësinë e të drejtave të njeriut nga këndvështrimi ligjor dhe institucional.
Prof. Dr. Bekim Nuhija theksoi rolin e rëndësishëm që luan mbrojtja e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike, ndërsa Xhemali Saiti, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Maqedonisë së Veriut, ndau përvojën e institucionit në promovimin dhe garantimin e të drejtave. Ilir Iseni, zëvendësdrejtor i Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, u ndal te rëndësia e trajnimit të profesionistëve ligjorë për mbrojtjen efektive të të drejtave.
Në panelin e dytë, me temë: “Qasja Praktike në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Njeriut”, fokusi ishte mbi qasjet praktike dhe sfidat në terren.
Lajmi i plotë në linkun në vazhdim: https://www.seeu.edu.mk/sq/information/news-events?id=2827