BallinaBiznesiTurizmit i mungojnë punonjësit

Turizmit i mungojnë punonjësit

-

Në panairin më të madh global të turizmit që u zhvillua në Berlin, Shqipëria u shpall vend nderi, titull që do ta mbajë deri në mars të vitit që vjen.

Ndërkohë që sezoni turistik është afër çeljes zyrtare, sektorit i mungojnë gati 100 mijë punonjës. A është gati vendi ynë që ta nisë sezonin turistik denjësisht?

“Ajo që na shqetëson është mungesa e personelit, nuk ka personel të mjaftueshëm. Mendoj që pjesa e kuzhinës, banakut dhe kamerierëve do të ketë më tepër probleme. Ka hapje të bizneseve të reja, lokale, restorante dhe hotele, por duhen njerëz. Jemi në mungesë të 25% të personelit”, thotë Ilir Dushkaj, sipërmarrës.

“Shpesh jemi të detyruar të marrim njerëz pa shumë eksperiencë, pritshmëria është e madhe e turizmit në Shqipëri, në qoftë se ne i prezantohemi mirë, se fillimisht prezantohet personeli, ne ti lëmë një shije të mirë, që ata turistë të bëhen ambasadorë të mirë për vitet e ardhshme.

Tani ka një luftë të brendshme që të gjithë bëjnë ofertat e tyre, pra është hapur ankandi. Unë kam bërë disa kërkesa për të marrë njerëz nga jashtë. Nuk është e lehtë të merren njerëz nga Sri Lanka dhe Bangladeshi me paga që janë gati europiane në fund të fundit.”, shton ai, njofton tch.

 

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...