Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar ekipin përfaqësues të Kosovës për fitoren ndaj Suedisë.
“Urime ekipit të Kosovës për fitoren ndaj Suedisë! Djemtë tanë na bëjnë krenarë. Përpara shqipe!”, u shpreh Kreu i Shtetit.
Kosova arriti një fitore historike në Goteborg, duke mposhtur Suedinë me rezultatin minimal 1-0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për në Botërorin 2026.
Golin për “Dardanët” e realizoi Fisnik Asllani në pjesën e parë, pas një aksioni të shpejtë.
Pas kësaj fitoreje, Kosova ngjitet në vendin e dytë të Grupit B me 7 pikë pas katër ndeshjeve, tre më pak se liderja Zvicra që kryeson me 10 pikë.
Triumfi ndaj Suedisë mban gjallë plotësisht ëndrrën e Kosovës për një kualifikim historik në Kupën e Botës, ndërsa ndeshjet e radhës kualifikuese do të zhvillohen muajin e ardhshëm, ku dardanët do të kërkojnë të vazhdojnë momentin pozitiv, transmeton abcnews.