Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Trashëgimi në “ Simfoni Pranverore”, ku spikatë edhe partitura shqiptare, Londër

by administrator
00:23 12/03/25
in Aktualiteti
Trashëgimi në “ Simfoni Pranverore”, ku spikatë edhe partitura shqiptare, Londër
0
SHARES
6
VIEWS
Share on Facebook

/ Nga Anila Kadija/

Në një mbrëmje të mbushur me emocione dhe art të lartë, dirigjenti i njohur shqiptar Olsi Qinami ngjiti në “Holy Trinity Church” në Sloane Square, Londër koncertin “Simfoni Pranverore”, duke hapur në mënyrë simbolike sezonin e ri të muzikës klasike. Aktiviteti u zhvillua më 8 Mars 2025, në një ditë me domethënie të veçantë – Ditën Ndërkombëtare të Gruas – si një tribut i veçantë ndaj fuqisë, bukurisë dhe kontributit të gruas në shoqëri dhe kulturë.

Një detaj i veçantë i mbrëmjes ishte prezantimi i artistëve nga një djalë i vogël, i cili e futi sallën në një atmosferë surprize dhe pritjeje, duke i dhënë koncertit një nisje të veçantë e të ngrohtë.

Koncerti u hap me interpretimin e Teodor Doré Trio, i cili solli një performancë të fuqishme të veprave të Sergei Rachmaninoff. Pianisti Teodor Doré, violinistja Yeva Volkava dhe violinçelisti Theo Bently Curtin u shfaqën në skenë me një ekzekutim të ndjeshëm dhe virtuoz, duke e çuar publikun në një udhëtim përmes melodive të thella e pasionante të kompozitorit të madh rus.

Më pas, skena iu la një kuarteti të instrumentisteve shqiptare nga Orkestra Simfonike Shqiptare e Radios, të cilat interpretuan me një mjeshtëri të rrallë pjesë nga Prenk Jakova dhe opera e tij e famshme “Mrika”. Blerta Ristani dhe Edmea Krasniqi në violinë, Albana Kola në violë dhe Jona Bodinaku në violinçel sollën një tingull të fuqishëm e të pasur, duke e mbajtur publikun të magjepsur. Përveç mjeshtërisë teknike, performanca e tyre kishte edhe një dimension emocional të veçantë, pasi ato përfaqësonin një brez të ri artistesh shqiptare që po lënë gjurmë në skenën ndërkombëtare.

Një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes ishte prania e kompozitorit shqiptar me famë ndërkombëtare, Thomas Simaku, i cili ka ndërtuar një karrierë të shquar jashtë Shqipërisë. Ai ndau me publikun emocionet e tij për interpretimin e një prej veprave të tij të para, të shkruar në vitin 1976, kur ishte ende në fillimet e tij si kompozitor. Ishte një çast reflektimi mbi rrugëtimin e tij artistik, duke e lidhur të shkuarën me të tashmen nëpërmjet muzikës.

Pas ekzekutimit të “Nightingale” nga Thomas Simaku, orkestra interpretoi një tjetër vepër të re, të shkruar posaçërisht për këtë koncert nga Teodor Doré. Nën dirigjimin e mjeshtërit Olsi Qinami, kjo pjesë solli një frymë bashkëkohore në program, duke dëshmuar se muzika klasike vazhdon të evoluojë dhe të pasurohet me krijime të reja.

Mbrëmja u mbyll me një performancë mbresëlënëse të Pyotr Tchaikovsky, ku violinistja Wakana Noguchi dhe Orkestra e Filarmonisë së Qytetit të Londrës dhuruan një interpretim të jashtëzakonshëm, duke bërë që emocioni dhe pasioni i muzikës së tij të mbushnin sallën.

Ky koncert nuk ishte thjesht një ngjarje muzikore, por një dialog mes trashëgimisë dhe së tashmes, ku u ndërthurën kompozitorë të mëdhenj të së shkuarës si Rachmaninoff dhe Tchaikovsky, me krijuesit e talentuar të së sotmes si Doré, Jakova dhe Simaku.

Në përfundim të koncertit, dirigjenti Olsi Qinami dhe instrumentistët shqiptarë u përshëndetën nga Klubi “Book Lovers” i intelektualeve shqiptare në Londër, një grup që mbështet dhe promovon aktivitete kulturore të një niveli të lartë. Gjithashtu, në publik ishte e pranishme edhe docentja e LSE, akademikja Lea Ypi, e cila e përshëndeti këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm për artin dhe identitetin shqiptar në diasporë.

Me një ekuilibër të përkryer mes elegancës, forcës dhe ndjeshmërisë, “Simfoni Pranverore” u cilësua si një nga koncertet më të bukura të sezonit, duke shënuar një tjetër sukses për muzikën klasike shqiptare në arenën ndërkombëtare, njofton gazetadielli.

 

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh