Nga: Dashnim HEBIBI
Solothurn, 04 Korrik 2025 – Aktori, regjisori dhe presidenti i shkollës së aktrimit IFTP, me qendër në Zvicër dhe degë edhe në Kosovë, Adem Kicaj, nuk po ndalet në krijimin e projekteve të reja artistike – edhe në një kohë kur investimi në art, veçanërisht në kinematografi, mbetet i mangët.

“Mire e ka populli: ai që është mësuar të gjejë mundësi jete në vështirësi, nuk ndalet kurrë – sepse e ka lëkurën e trashë”, thotë profesori i njohur Kicaj, me një pasion të pashuar për artin dhe edukimin artistik të brezit të ri. “O nuk mundet askush të më ndalë – përveç Zotit,” thekson ai me bindje, duke përfaqësuar zërin e atyre që punojnë me përkushtim e modesti, larg zhurmës e protagonizmit.
Nata e kaluar shënoi një tjetër hap drejt realizimit të një projekti të rëndësishëm filmik me metrazh të shkurtër, që do të xhirohet në Zvicër në vitin 2025.

Filmi mban titullin:
“TITANJA – Disa gra nuk thyhen kurrë, ato bëhen titanike.”
Ky projekt artistik do të ketë në një nga rolet kryesore aktorin e njohur Musa Sylejmani, i cili jeton e vepron në rrethinën e Solothurnit në Zvicër. Sylejmani, i dalë nga shkolla IFTP dhe i formuar nën drejtimin e profesor Adem Kicaj, ka luajtur në disa filma dhe është tashmë një emër i afirmuar në skenën artistike shqiptare në diasporë.

Dyshja Kicaj–Sylejmani janë jo vetëm profesor dhe student, por tashmë edhe bashkëpunëtorë e miq të afërt në rrugëtimin artistik.

Rreth filmit “TITANJA”:
“TITANJA” është një rrëfim i vërtetë dhe tronditës i një edukatoreje, një nënë dhe një gruaje që përballet me padrejtësi, dhimbje e stigmatizim, por nuk thyhet.

Ajo kthehet në simbol të forcës, guximit dhe qëndresës.

Ky projekt nuk është thjesht një film – është pasqyrim i realitetit, një zë për të heshturit dhe një thirrje për ndërgjegjësim. Përmes artit, synohet të përcillet një mesazh fuqizimi, empatie dhe drejtësie.

Ekipi krijues:
- Regjisor: Adem Kicaj
- Skenarist: Besnik Rrahmani
- Menaxher projekti: Musa Sylejmani
- Realizues: IFTP-PRODUCTION
- Lokacion i xhirimeve: Zvicër, 2025
- Ideatorë: Musa Sylejmani & Andolina Muja Rama
IFTP-Management vazhdon të jetë një zë i fuqishëm për promovimin e artit në diasporë dhe krijimin e hapësirave ku artistët shqiptarë mund të rriten dhe të japin zërin e tyre në mënyrë profesionale dhe dinjitoze.

Për më shumë informacione rreth projektit dhe aktiviteteve të shkollës IFTP, kontaktoni në:
+41 76 203 00 01

Sam24.info do t’ju mbajë të informuar vazhdimisht për Shkollën e Aktrimit IFTP me qendër në Zvicër dhe është sponsor medial i saj – vetëm e vetëm për të përkrahur jetën kulturore shqiptare.
SAM24.info