Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Kultura

„Ti shkruajmë në koma“ i Luan Ramës

by administrator
10:00 09/04/25
in Kultura
„Ti shkruajmë në koma“ i Luan Ramës
0
SHARES
16
VIEWS
Share on Facebook
/ Nga: Angela Kosta, Itali/

Poetes Shpresa Kapisyzi Rama që dhe në koma poezia pulsonte në shpirtin e saj-

Poezia “TI SHKRUAJE NË KOMA”, të cilën autori Luan Rama ia kushton poetes shqiptare Shpresa Kapisyzi, nuk është një rrëfim mistik dhe as një përrallë. Kjo ka ndodhur vërtet…

Vargjet e kësaj poezie na “çojnë” në një shtrat spitali, ku duket se gjithçka prehet, ku nuk mund të dëgjosh qoftë frymëmarrje, as zëra, as hapa, as mendime. Çdo fjalë shpërndahet në limbon e padukshëm dhe të pashpjegueshëm.

Kjo poezi tregon për një përvojë mistike, të përjetuar nga vetë ekzistenca personale, e cila shkon përtej kufijve fizikë të jetës dhe vdekjes.

Autori Rama “ndërton” një urë midis botës së jetës reale dhe botës së panjohur të jetës së përtejme. Edhe pse ishte në koma, poetja Shpresa shkruan, rrëfen, sheh, dëgjon, flet… dhe të gjitha këto i bën përmes poezisë, teksa gjendet në atë qiell, në ato re që nuk e di nga vijnë, me shkronja argjendi, duke shkruar në mendje atë që dëshiron vetë shpirti, sepse është i vetmi, është pikërisht ai që nuk vdes kurrë.

Dhe pikërisht këtu autori Rama fokusohet, nxjerr në pah epiqendrën e këtyre vargjeve: ashtu si shpirti, edhe poezia nuk zhduket, nuk vdes kurrë, nuk shuhet. Prandaj shfaqet “drita e bardhë e neoneve”, sepse e tillë është poezia: hyjnore, e pastër dhe inkandeshente.

Edhe pse në koma, edhe pse në gjendje të pavetëdijshme fizike, edhe pse në këtë limbo të pashpjegueshëm e të padëshiruar, vena krijuese e poetes nuk ndalet, por vazhdon të rrjedhë si gjaku, i cili, ashtu sikurse poezia, nuk dëshiron aspak të ndalet para asgjëje, as kur trupi mbetet i pafuqishëm, i paaftë për të vepruar apo për të reaguar kundrejt asaj që fati na ofron papritur.

Tepër magjike dhe magjepsëse, metaforat dhe onirikat, të cilat nëpërmjet kësaj poezie, autori Rama, na i paraqet në këtë “ishull” që duket i humbur dhe i izoluar në një botë misterioze të përhumbur. “Retë” dhe “shkronjat e argjendta” që bien në sytë e mbyllur të poetes, “lutjet e pemëve” dhe “lulet jeshile” të botës së përtejme, kapërcejnë me vrull të ngadalshëm, urëkalimin nga mbretëria e të gjallëve në atë të të vdekurve. Vdekja nuk është shpallja apo jehona e pikës kyçe të fundit të ekzistencës sonë në jetën tokësore, por është një fazë tjetër ekzistence, është ai i kalvarit të dhimbshëm që përshkon kordoni kërthizor sapo shkëputet nga jeta… e megjithatë një jetë tjetër na pret, ajo e përjetshmja.

“Lutjet” dhe “nostalgjia” nxjerrin në pah pikërisht këtë: gjithësia e qenies sonë, gjithçka që ka të bëjë me trupin dhe shpirtin e gjallë, e gjitha kjo e tillë mbetet e nuk mund të humbasë as me vdekjen. Për këtë arsye, poetja-engjëll, vazhdon të shkruajë dhe të “pikturojë” për “të dashurit e saj nën këtë qiell akuarel “, duke sjellë dhe konfiguruar përtej kujtimeve edhe aromën e “grurit dhe barit”:

“Ti vazhdoje të shkruaje poezi në eter.”

Lirika e Ramës dallgëzon në një atmosferë onirike, të pezulluar dhe të varur. E pezulluar në limbo, e varur në atë fije të hollë që ndan dy botët: atë tokësore – reale dhe atë të përjetshme – joreale. Ja pse këto vargje “na shpien” përtej barrikadave tokësore. “Lulet e gjelbra” dhe “jeta e përtejme” (si në një spektër shumëngjyrësh dhe inkandeshent), na paraqesin vizionin pozitiv të vdekjes, kalimin e saj drejt atij dimensioni në të cilin ende vazhdon ligji i jetës, sepse në të ngjizet sërish, dhe aty, atë çast rihapet dera, duke ndërprerë njëherë e përgjithmonë gjumin e thellë.

Tashmë zgjuar dhe vigjilente, poetja rikthehet të marrë frymë, e teksa dëgjon zemrën duke rrahur vazhdon të kompozoj vargje krizantemash të përjetshme në parajsën tokë.

TI SHKRUAJE NË KOMA…

-Poetes Shpresa Kapisyzi që dhe në koma poezia pulsonte në shpirtin e saj-

Ti shkruaje në koma

nën një dritë të bardhë neoni

vargje që ndereshin në ajër

dhe thoje : “kushedi në ç’qiell janë këto re,

mërmërima shpirti e shenjti,

këto shkronja argjendi që bien

mbi sytë e mi të mbyllur ».

Kështu i thoje ti lutjet e pemëve

lutjet e pengjeve që flladi i tundëte tutje si fenerë

për të kujtuar atë çka s’munde të bëje,

atë çka s’munde të doje,

duke parë symbyllurazi njerëzit që s’i kishe më

në pagjumësinë e madhe dhe rrjedhën e paqtë

të gjakut që s’donte të ndalej,

shikoje shtëpi që ngjiteshin në qiell

duke dashur të ngjiteshe dhe ti lart

mbi çatitë e magjisë së jetës,

numuroje orët

kur dita dhe nata kishin bërë paktin e tyre

të ngjizeshin në një,

dhe në këtë mos-kohë

ti vazhdoje të shkruaje poezi në eter

me zanore farfuritëse për dashurinë e vjetër

dhe mallin e botës,

“sa shumë ju ndjej të dashurit e mi nën këtë qiell akuarel,

ndjej frymën dhe aromën tuaj

aromë gruri dhe bari,

ku veç lulëkuqe shoh mbi buzët tuaja »…

E kur porta e jetës tu hap

vargjet sërish tu shfaqën,

jo krizantema,

por lule të gjelbërta nga bota e tej-jetës,

shpirti yt nuk i kishte harruar,

as fryma…

Nga Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistave fizike: MIRIADE, NUANCES ON THE PANORAMIC CANVAS, BRIDGES OF LITERATURE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh